• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NETFLIX BËHET BASHKË ME MICROSOFT/ Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”
Home
Teknologji

NETFLIX BËHET BASHKË ME MICROSOFT/ Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”

14 July, 2022 s.autor Teknologji

Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët, që do të shfaqë reklama. Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi do të jetë një “shtesë” në planet e tij ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama. Kompania nuk ka zbuluar ende se sa planifikon të tarifojë abonentët për shërbimin e ri.

Netflix e njoftoi lëvizjen pasi raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë dhe shkurtoi qindra vende pune në fillim të këtij viti. Transmetuesi humbi 200,000 abonentë midis janarit dhe marsit, krahasuar me 2.5 milionë, që analistët prisnin t’i shtoheshin firmës në atë periudhë. Netflix gjithashtu tani pret të humbasë dy milionë abonentë të tjerë midis prillit dhe qershorit.

Kompania tha se kishte zgjedhur Microsoft-in si partnerin e saj global të teknologjisë së reklamave dhe shitjeve për të prezantuar një “plan abonimi të mbështetur nga reklamat me çmim më të ulët”. “Është ende shumë herët dhe kemi shumë punë përpara”, tha në një deklaratë shefi operativ i Netflix, Greg Peters.

“Por qëllimi ynë afatgjatë është i qartë. Më shumë zgjedhje për konsumatorët dhe një përvojë premium, më e mirë se ajo lineare e markës televizive për reklamuesit”. Netflix nuk donte kurrë reklama. I gjithë modeli i tij i biznesit u ndërtua rreth abonimeve mujore.

Megjithatë, drejtuesve të Netflix-it u është dashur të zhbëjnë rregullat e tyre, sidomos pasi shifrat treguan se kompania po humbiste abonentë. Netflix ka gjithashtu konkurrencë të madhe nga Amazon Prime, HBO Max, Apple TV dhe Disney+. Ka shumë opsione dhe nuk ka mjaftueshëm abonentë që paguajnë…

Për t’u përshtatur, Netflix po krijon një shërbim më të lirë, me reklama, që pritet të dalë më gjatë këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ 2 shqiptarët e arrestuar në Greqi janë Jambelli dhe Leci, të shpallur në kërkim nga pa shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku
Previous article "GRUMBULLUESI FITON MË SHUMË SE BUJKU"/ Braçe ironi në Kuvend: Numri i lopëve është rritur, i zëvendësojnë me qumësht pluhur dhe vaj palme

s.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT