• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH NË SHKODËR? 250 efektivë zbarkojnë në terren, mega-operacion zbulon…
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË PO NDODH NË SHKODËR? 250 efektivë zbarkojnë në terren, mega-operacion zbulon…

13 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkodër – Operacion masiv antikanabis, i koduar “Pulti”.

Operacioni, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Drejtorinë e Luftës kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prej 48 orësh, në njësitë administrative Pult dhe Shalë, të bashkisë Shkodër, po vijon operacioni në të cilin janë përfshirë 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë që ka në dispozicion DVP Shkodër.

Në instruktazhin e forcave policore, para fillimit të operacionit, ishte i pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i cili u kërkoi përgjegjësve të grupeve të kontrollit që të tregojnë kujdes, të marrin masa sigurie për efektivët dhe nëpërmjet koordinatave të verifikohen të gjitha vendet ku ka dyshime që mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

Gajtë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës.

U asgjësuan rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë.

Operacioni është në vijim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kanabisit dhe ndaj çdo lloj veprimtarie tjetër antiligjore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ DY VËLLEZËRIT/ Ishin kthyer në “makthin” e Fierit duke vjedhur nëpër dyqane, policia...
Previous article SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË PIKUN E BA2! ISHP: Pritet rritje e rasteve, por virusi nuk është agresiv

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT