• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Luljeta Bozo: Ligji gjithmonë vendoset me dhunë, kur të vret xhepin nuk e shkel më
Home
Politikë

NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Luljeta Bozo: Ligji gjithmonë vendoset me dhunë, kur të vret xhepin nuk e shkel më

13 July, 2022 s.autor Politikë

Deputetja socialiste Luljeta Bozo ka komentuar ndryshimet në kodin rrugor të propozuara ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Bozo deklaroi se duhet rishikuar limiti i shpejtësisë deri në 130 km në orë duke theksuar se në Shqipëri nuk ka rrugë të përshtatshme për këtë shpejtësi.

Ndalur te gjobat ajo theksoi se ato janë të nevojshme duke nënvizuar se ligji gjithmonë vendoset me dhunë pasi një person që i vritet xhepi është i prirur të mos kryejë më shkelje.

“Ndryshimet në kodin rrugor më duken të drejta. Janë shtuar shumë shkeljet dhe viktimat nga aksidentet. Më duket një kohë taman për të miratuar. Asnjëherë nuk është e përsosur, gjithmonë ka vërejtje. Ne ngatërrojmë dy gjëra, kodin rrugor dhe projektimin e rrugës. Ne kemi një vend me aq shumë kthesa. Shoferët tanë e tejkalojnë shpejtësinë dhe ndodhin edhe aksidente.

Nuk duhet të nxitojmë të shkojmë te 130. Ne nuk kemi rrugë për të ecur me 130 km në orë. Kurse në zonat urbane përveç masave që duhet të marrin organet kompetente që të mos ketë ndërprerje të rrymës. Mendoj që 30-40 është shpejtësi normale. Jam edhe për këtë tjetrën që rregulli në çdo vend të botës vendoset me forcën e ligjit. Nuk vendoset rregulli duke… Kur të vret xhepi nuk e shkel më.

Unë jam për gjobat. Ai që e merr gjobën nuk e shkel më sepse do paguajë nga xhepi. Nuk jam e mendimit që shteti pasurohet nga gjobat. Ligji gjithmonë vendoset me dhunë, në thonjëza. Dhuna është dhunë verbale. Është një këshillë, pastaj është gjoba”, deklaroi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN SHTRIMET NË SPITALET NË EUROPË/ Paralajmërojnë mjekët: Nuk e dimë se cili do të jetë mutacioni i radhës i COVID
Previous article INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Shefi i diplomacisë evropiane: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT