• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET/ Ja momenti kur kapet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës me lidhje në Meksikë e Amerikën Latine
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ja momenti kur kapet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës me lidhje në Meksikë e Amerikën Latine

13 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja. Ai u arrestua në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij dhe akuzohet për trafik droge, krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.

Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Rez”, organizuar nga MBP-ja e kantonit të Sarajevës dhe MBP-ja e HNK-së.

Sipas njoftimeve nga mediat boshnjake, në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona: Elvis Kelmendi 44 vjeç, Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Operacioni, në të cilin marrin pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore.

 

 

Në bazë të njoftimit zyrtar të policisë boshnjake: “Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim mbledhjen e provave materiale”.

Emri i Elvis Kelmendit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me vëllezërit dhe babanë e tij janë përfshirë në kartelet kriminale të Meksikës dhe Amerikës Latine.

Probleme me ligjin Kelmendi ka pasur edhe më herët, ku në vitin 2010 është akuzuar për vrasje. Gjithashtu, është arrestuar në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, pas denoncimit të ardhur nga ish- e dashura e tij. Në vitin 2019, Elvis Kelmendi u shfaq në një video-regjistrim tek kërcënonte Demë Elshanin dhe familjen e tij, me të cilët gjendej në hasmëri prej gati 21 vjetësh.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Shefi i diplomacisë evropiane: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Previous article ME PRANGA NË DUAR/ Shikoni momentet kur arrestohen tre persona! U kapën në flagrancë duke...

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT