• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION I MADH NË BOSNJË/ Arrestohet djali i biznesmenit shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSION I MADH NË BOSNJË/ Arrestohet djali i biznesmenit shqiptar

13 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Djali i biznesmenit të njohur në Kosovë, Naser Kelmendi është arrestuar. Mësohet se Elvis Kelmendi është prangosur nga Njësia Speciale e Bosnje dhe Hercegovinës, në një aksion të madh kundër krimit.

Siç shkruan gazeta Express, babai i Elvisit, biznesmeni nga Peja ishte i përfshirë në një sërë veprash kriminale bashkë me djemtë e tij.

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine.

Probleme me ligjin Elvisi ka pasur edhe në të kaluarën, në vitin 2010 ishte akuzuar për vrasje.

E kishte pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Ai ishte arrestua edhe në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi u denoncua në polici nga e dashura e tij.

Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

Po ashtu Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, madje për këtë PK kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh të pasurisë, ata cilësohen si “bosët e drogës”, të kërkuar nga njësitet policore në disa vende të Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PATENTAT/ Balla: Në 3 vitet e para duhet të ketë kufizim të shpejtësisë, ul numrin e aksidenteve
Previous article ABUZIMI ME TENDERIN/ Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese Aktualitet

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar Aktualitet

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT