• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE KE ARDHUR?” Zbardhet përplasja mes vëllezërve në Radhimë, Benjamini shkoi ‘blic’ në lokal, Eduarti nxorri armën
Home
Aktualitet
Kronikë

“PSE KE ARDHUR?” Zbardhet përplasja mes vëllezërve në Radhimë, Benjamini shkoi ‘blic’ në lokal, Eduarti nxorri armën

12 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është zbardhur dosja hetimore e dy vëllezërve në Vlorë, të cilët u përpleshën me njëri- tjetrin për hapësirën e përbashkët të plazhit.

Eduard Kondi është përleshur me të vëllanë pasi është kthyer nga Italia. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se lokali dhe plazhi punohej nga Eduard Kondi, por prezenca në këtë terren e Benjaminit, ka bërë që ai të nxjerrë një pistoletë dhe të qëllojë në ajër, me qëllim trembjen dhe largimin e të vëllait që i kishte shkuar papritur në lokal. Sipas dëshmisë së Benjamin Kondit të dhënë në policinë e Vlorës, ditën kur ka ndodhur ngjarja, më 4 korrik, ai sapo ishte kthyer nga Italia në Shqipëri, duke përdorur linjën e tragetit Bari-Durrës.

Nga Durrësi, Benjamini u ka thënë policëve se kishte shkuar direkt tek lokali që e punon vëllai i tij, Eduard Kondi. Sipas tij, ky i fundit qëndronte në verandën e lokalit dhe aty Benjamini e ka përshëndetur të vëllanë, i cili qëndronte në një tavolinë të lokalit “Bora-Bora”. Eduarti nuk i ka folur fare, por është ngritur nga tavolina dhe i është drejtuar Benjaminit me fjalët: “…pse ke ardhur ti këtu…”.

Në këtë moment Eduard Kondi, sipas Benjaminin ka futur dorën në marsupin që mbante të varur, dhe në këtë moment vëllai tjetër është larguar nga frika, duke tentuar të fshihet pas lokalit. Në këtë moment ka dëgjuar një të shtënë arme, ndërsa vetë Benjamini ka treguar në polici se ka dalë me shpejtësi duke marrë makinën që përdoret për transportin e punëtorëve dhe është larguar në drejtim të Vlorës, duke u paraqitur në polici.

Ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga e shtëna me armë, por për shkak të zhurmës së krijuar të gjithë pushuesit janë larguar me vrap. Benjamini, u ka treguar policëve se njeriu që ka qëlluar me armë ka qenë pikërisht vëllai i tij, Eduard Kondi, me të cilin ka pasur konflikte të mëparshme. Kondi është vënë në pranga dhe akuzohet për akuzën e “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”, “Dhunë në familje” dhe “Prishje e qetësisë publike”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I USHTARËVE BRITANIKË/ Komandot e lartë të SAS vranë shumë civilë “me gjakftohtësi” në Afganistan
Previous article ÇFARË PO NDODH NË ANGLI? 5 studentë vdesin në rrethana misterioze

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT