• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KLGJ NGRE ALARMIN/ Pas gjyqtarëve, mungesë edhe të stafit të trajnuar në Gjykata, mungojnë 257 punonjës në tre sektorë
Home
Sociale

KLGJ NGRE ALARMIN/ Pas gjyqtarëve, mungesë edhe të stafit të trajnuar në Gjykata, mungojnë 257 punonjës në tre sektorë

11 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Si çdo sektor, edhe drejtësia vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar përfshi edhe gjyqtarët, të cilët të përfshirë në procesin e vetingut disa janë dorëhequr dhe të tjerë janë shkarkuar.

Por, në një raport të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit mësohet se janë edhe dy sektorë të tjerë, të cilët kanë mungesa të mëdha në staf, kryesisht administratë, për të cilët ende nuk dihet se si do të mbushen. Ky raport, i cili dëshmon mungesa të deklaruara në tre sektorët e KLGJ-së duket se vjen në sintoni me propozimin për hartën e re gjyqësore, e cila ka ngritur në këmbë avokatët për të bojkotuar seancat dhe për të qenë në mbështetje të qytetarëve, të cilët do të mbeten pa gjykata të Shkallës së Parë dhe të Apelit në pjesën më të madhe të vendit.

MUNGESAT NË SHIFRA

Sipas të dhënave, është një raport i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit që bën me dije se deri në muajin prill të këtij viti sistemit të drejtësisë i mungon një staf prej 225 personash. Mes tyre, sipas KLGJ-së 85 janë gjyqtarë dhe 140 janë punonjës administrate përfshi sekretarë gjyqësor dhe specialistë të teknologjisë së informacionit.

Në rang vendi për gjykatat, të cilat janë në varësi të KLGJ-së ka një administratë prej 1595 punonjësish përfshi edhe trupën e gjyqtarëve, ndërsa numri real i stafit të punësuar është 1370 me një diferencë prej 225 personash vetëm në sektorin e gjykatave. Sipas tabelës së paraqitur nga ky institucion i drejtësisë bëhet me dije se mungesa ka edhe në KLGJ, ku numri i punonjësve të munguar është 27. Ndërkohë që në sektorin e teknologjisë mungojnë 5 specialistë, nga 6 të tillë që ka organika.

Duke iu referuar këtyre shifrave të bëra publike nga vetë KLGJ në raportin që kap periudhën deri në fundin e muajit prill të vitit 2022, bëhet me dije se institucioni i KLGJ-së ka në organikën e vetë një shifër të punësuarish 128 punonjësish, ku aktualisht saktësohet se janë vetëm 101 të punësuar dhe ende nuk dihet se kur do të zëvendësohen 27 vendet vakante. Ndërkohë që në gjykata pritet të rritet numri i vakancës për shkak të vijimit të procesit të vetingut.

Janë të shumtë subjektet e gjyqësorit që janë në proces të cilët ngelin në njërin nga tre kriteret e vendosura për kontrollet e tyre, duke hapur edhe më shumë problemin e mungesës së gjyqtarëve, mungesa që krijuan edhe idenë e propozimit të grumbullimit të gjykatave, duke lënë disa rrethe të vendit pas Gjykatë të Shkallës së parë dhe duke e ndarë apelin në dy gjykata të tilla. Ky propozim që pritet të kthehet në vendim ka krijuar problem në sistemin e mbrojtjes, duke çuar në bojkot thuajse në përqindjen më të madhe të proceseve gjyqësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU TURKUN, SHQIPTARI ARRESTOHET PAS DY JAVËSH/ Kush është 23-vjeçari i prangosur nga forcat speciale gjermane
Previous article PAMJET DHE EMRAT/ U kapën me 6 emigrantë në makinë, si ranë në pranga 2 të rinjtë në Gjirokastër

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për...

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT