• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKENAR MAKTHI”/ DW: Gjermania mund të vendoset para një sprove të skajshme! Kancelari Scholz përgatiti…
Home
Nderkombetare

“SKENAR MAKTHI”/ DW: Gjermania mund të vendoset para një sprove të skajshme! Kancelari Scholz përgatiti…

10 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Frika për ndërprerjen e plotë të gazit nga Rusia ka përfshirë Gjermaninë. Kancelari Scholz pret që masat kundër krizës së furnizimit të zgjasin me vite, kurse ministri i Ekonomisë Habeck flet për sprovë të skajshme.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mendimit, se masat kundër ngushticave të furnizimit me gaz do të jenë të nevojshme përtej dimrit që vjen. Në një mesazh me video politikani i SPD-së u shpreh se “këto ditë na preokupon siguria e furnizimit me energji. Kjo do të na preokupojë ende në javët e ardhshme, muajt dhe vitet e ardhshme.”

Ky nuk është paralajmërimi i parë i kancelarit gjerman këtë javë.Të hënën e kaluar Olaf Scholz i përgatiti gjermanët për një krizë të zgjatur me çmime të larta. Në videomesazhin e fundjavës ai theksoi se qeveria gjermane brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë shumë vendim,e që Gjermania të jetë e përgatitur mirë. “Ne po ndërtojmë përçues, terminale të gazit të lëngshëm. Ne kujdesemi që depot e gazit të mbushen. Ne kujdesemi që të përdoren centralet e qymyrit, që të kursejmë gazin.”

Por sipas Scholz në plan afatgjatë bëhet fjalë që të pavarësohemi nga importimi i naftës, qymyrit dhe gazit dhe të zgjerojmë energjitë e rigjenrueshme. Këtë po e bëjmë me shumë ligje, që janë miratuar këtë javë”, tha kancelari gjerman, duke shtuar, se kjo po bëhet me një temp të tillë kohor, “të cilin Gjermania nuk e ka njohur më parë dhe kjo është e nevojshme.”

“Makth politik”

Nga një “skenar makthi politik” paralajmëron ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck para kërcënimit për ndërprerjen e plotë të gazit nga Rusia. Për këtë skenar bëhet fjalë, kur shteti në rast akut krize duhet të komandojë ndarjen e gazit, tha Habeck për Deutschlandfunk. Nuk kam iluzione, ka thënë politikani i gjelbër, se çfarë do të thotë ndodhë. “Kjo do ta vendosë Gjermaninë para një sprove të skajshme, që në këtë formë nuk e kemi pasur prej kohësh.” Një situatë e tillë mund të mënjanohet, nëse kursejmë gaz, ka thënë Habeck. Një ndërprerje e menjëhershme e gazit do ta “çonte në limit solidaritetin shoqëror. Ministri gjerman i Ekonomisë ka thënë, se sipas normës europiane “më së fundmi” ndërhyhet në përdorimin privat të gazit, tek infrastruktura kritike si spitalet dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit.”

Robert Habeck
Edhe kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller i trembet një “varfërie të gazit” dhe i përgatit qytetarët për një krizë të zgjatur. “Edhe nëse nuk do të kemi emergjencë të gazit, ai do të mbetet i shtrenjtë”, ka thënë Müller për revistën “Focus”. Ende pasojat e ngushticave të furnizimit me gaz nuk kanë mbërritur tek konsumatorët. Sipas Müller “për një familje kjo do të thotë 2000-3000 euro më shumë në vit.”/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKJE DHE LEDHATIME/ Beniada Nishani sapo na prezantoi partnerin e saj? Kush është djali misterioz…
Previous article E RËNDË/ Po punonte në serë, i riu shqiptar ndërron jetë, pas tij vdes një tjetër fermer, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT