• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E 7 KORRIKUT/ Balliu: U rrëzua legjenda se opozita është në ditë të zezë, shoqëria doli nga koma
Home
Politikë

PROTESTA E 7 KORRIKUT/ Balliu: U rrëzua legjenda se opozita është në ditë të zezë, shoqëria doli nga koma

9 July, 2022 s.autor Politikë

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se pas 7 korrikut ra legjendja se opozita është në pikën e saj më të keqe dhe se kryeministri Rama është shumë i fuqishëm.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në Neës 24, ish deputeti demokrat tha se në shesh dolën të djathtë dhe të majtë që vuajnë krizën ekonomike.

Jemi dy ditë pas protestës së 7 korrikut. Si e patë këtë protestë?

Protesta e 7 korrikut ishte një moment historik pasi pjesëmarrja masive e qytetarëve të Tiranës theu indiferentizmin në shoqëri ndaj të gjitha aferave korruptive të bëra, nxorri shoqërinë nga koma. Regjimet diktatoriale në të gjithë botën kërkojnë të krijojnë një ndjesi kome në shoqëri. Për fatin tonë të mirë pjesëmarrja që qytetarët i bënë vendit në 7 korrik e nxorri shoqërinë nga koma.

 

 

Balla e quajti protestën qesharake. Si i shihni reagimet e PS-së?

Fakti që pas viteve të tëra që PS-ja është fshehur dhe nuk bën asnjë deklaratë në media, nuk dalin në panele për të tu përballur, fakti që janë sulur dhe janë nxjerrë në terren me urdhër të Ramës të sulmojnë kauzën tonë, vërtetojnë që shoqëria është bashkuar në një aksion për të shpëtuar vendin ndaj regjimit të këtyre individëve. Veliaj duhet të merret më mirë me gjetjen e një avokati për inceneratorët.

A tregoi protesta një hap pozitiv për PD-në dhe problemet brenda saj sa i përket bashkimit?

Unë nuk kam menduar për asnjë sekondë që deputetët nuk do jenë në protestë. Ata do ishin pjesë e protestës, ne na bashkon aksioni kundër qeverisë. ata do të jenë gjithashtu pjesë e aksionit në të ardhmen. Protesta është kthyer tani në historike. Shpalosja është hapi i parë drejt largimit të Edi Ramës. Vetë qytetarët në këtë protestë mbrojtën dinjitetin e tyre duke u bërë pjesë e protestës. Qytetarët tani janë kthyer në misionarë për shpëtimin e vendit.

Si u bë organizimi i protestës?

Të gjitha strukturat kanë bërë një punë të shkëlqyer. Qytetarët u përgjigjën, ata nuk janë anëtarë partie, por të gjithë tani bashkohen.

Janë bashkuar edhe qytetarë me bindje të majta?

Ishte një ditë e nxehtë, të gjithë faktorët e vështirësonin një protestë masive. Kur mbron të vërtetën, ajo ka fuqi të jashtëzakonshme. Të gjitha kauzat që ka ngritur opozita, u vërtetuan nga pjesëmarrja që janë të vërteta.

Si do vijojë aksioni opozitar?

Opozita nuk është çështje sezonale. Njerëzit do të jenë pjesë e disa forumeve ku do të diskutohen çështjet e rëndësishme. Së shpejti do të kemi takime të tjera. Protesta nuk është qëllim në vetëvete, është një mjet që ka opozita. Kishte një perceptim në public që opozita dhe PD-ja është në një ditë të zezë dhe Rama është shumë i fuqishëm. Ky mit dhe kjo legjendë ka rënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR PËRMIRËSOHET MOTI? Ja si do të jetë koha gjatë muajit korrik, ndryshimet e papritura nisin pas datës 15
Previous article VRASJA BRENDA KOMISARIATIT NË TIRANË/ Gledis Nano: Testim për efektivët e Policisë që shfaqin problematika dhe ngarkesa emocionale në punë

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT