• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Jashtë “Top 5” më të paguarve në botë, ja shkaku i “kryengritjes” së Ronaldos
Home
Futboll

Jashtë “Top 5” më të paguarve në botë, ja shkaku i “kryengritjes” së Ronaldos

18 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

A mund të imagjinoni një Real Madrid pa Crsitiano Ronaldon? Zinedine Zidane tha “jo”. Dhe duhet të mendohet se shumë madridas përkojnë në mendime me trajnerin e tyre, sepse janë mësuar ta shohin Real Madridin të identifikuar me golat e yllit portugez që nga viti 2009… Deri në këtë sezon.

Katër gola të paktë në La Liga përkojnë me një kërkesë të tij për rritje page, gjë me të cilën klubi madrilen, të paktën për momentin, nuk dëshiron të përballet.

CR7 rinovoi për herë të fundit deri në vitin 2021, kohë në të cilën do të jetë 36 vjeç, me një normë fitimi prej 21 milionë eurosh në sezon. Në këtë rinovim, vlefshmëria e kontratës mes Real Madridit dhe yllit të tij u zgjerua, por paratë nuk u prekën.

Duket qartë se, në më pak se një vit e gjysmë më vonë, gjërat kanë ndryshuar. Ka një pikë kthese: nënshkrimi i Neymar me PSG-në për 222 milionë euro. Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, i cili, logjikisht, mori një pagesë mjaft të lartë: 36 milionë euro për secilin nga pesë sezonet, që ai ka nënshkruar me klubin parizien.

Ndikimi i këtij transferimi rekord në futboll ka qenë i pritshëm. Në Europë, pasoja e tij kryesore ka qenë rinovimi i fundit i Messit me Barcelonën, deri në vitin 2021. Data e përfundimit të kontratës së argjentinasit është e njëjtë me atë të Ronaldos me Real Madridin.

Një kontratë shumë e lartë financiare, që shpërblen besnikërinë e argjentinasit: 46 milionë euro në sezon. Më shumë se dyfishi i asaj që Cristiano Ronaldo merr aktualisht, edhe pse portugezi ka fituar karshi Messit dy “Topat e Artë” të fundit, dy Champions-it e fundit, veç të tjerash.

Elementi tjetër në këtë ekuacion kompleks vjen nga Azia. Konkretisht, nga Kina, ku gjithashtu, ka lojtarë të shumëpaguar. Shenhua Shangai e ka paguar Carlos Tevezin 38 milionë euro për sezon deri në fund të vitit që shkoi, kur vetë lojtari njoftoi shfuqizimin e kontratës së tij me klubin kinez, për të qenë “me pushime”. Rasti i “Apache” nuk është i izoluar.

Dy lojtarë të tjerë, brazilian dhe argjentinas, Oscar dhe Lavezzi, duke luajtur me gjigandin aziatik, e kalojnë Ronaldon për nga të ardhurat vjetore: 24 me 23 milionë euro, respektivisht. Edhe Hulk (20 milionë euro në vit) është po aty afër.

Ashtu si në Europë, ku një lojtar i panjohur për elitën, Kylian Mbappé, fiton 18 milionë euro në vit te PSG-ja. Të gjithë ata përbëjnë renditjen, që e zemëron Cristiano Ronaldon, aq sa kjo mund të bëjë që aventura e “Lusos” në Madrid të përfundojë më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OUTFIT OF THE DAY"/ Arbana Osmani na dha idenë: Vishuni kështu këto ditë dhe jeni OK!
Previous article Ikona franceze Brigitte Bardot habit me komentin për ngacmimet seksuale: "Unë kam qenë ..."

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT