• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJOHU SHIKO, U BO M*T…”/ Publikohet himni i protestës së 7 korrikut, dy këngëtarët e njohur që e këndojnë dhe mesazhet që përcjell (VIDEO)
Home
Politikë

“ZGJOHU SHIKO, U BO M*T…”/ Publikohet himni i protestës së 7 korrikut, dy këngëtarët e njohur që e këndojnë dhe mesazhet që përcjell (VIDEO)

6 July, 2022 s.autor Politikë

Renis Gjoka dhe Big Basta janë bashkëautorët e ‘Himnit të protestës’ së 7 korrikut, organizuar nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile, bashkuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Me thirrjen ‘Zgjohu’, dhe nën titullin “Një hap përpara”, dy artistët i apelojnë shoqërisë, e cila nuk duhet të presë, por të ngrihet, sipas kësaj force politike, para realitetit të varfërisë, zbrazjes së vendit, mungesës së shpresës etj.

Kënga është një remix (risjellje) e një varianti të mëhershëm të dy artistëve, ardhur me tekst të ri posaçërisht për 7 korrikun. Gjoka, që e ka shpërndarë mbrëmë këngën në Facebook dhe faqen e tij në Youtube, shkruan se kënga është ftesë për “të heshturit që të bëhemi një zë”.
Kënga do të çelë protestën e 7 korrikut me sloganin “Shqipëria në rrezik”, që mbahet në ora 19.00 para Kryeministrisë.

TEKSTI
NJE HAP PERPARA (RIKTHIMI)

Tri fjalë …
U bo m*t!!!
S’përbllohet jeta nëse s’je hajdut.
Vidhet para syve, por askush në burg.
Njerëzit po vetëvriten e po lihen në rrugë.
Nëna po merr borxh!
Po i nxjerrin jashtë shtëpisë me forcë
Nuk e di as ku të protestojë, a e dëgjojnë?
Para se të bjerë nata duhet ta ndihmojnë
Se të nesërmen s’do të ketë më shpirt, por kufomë
Ku mbeti amaneti Ismail Qemalit?
Ku është shkolla e premtuar e ku është spitali?
Pse fëmija im do duhet jashtë shtetit të dale?
Të jetojë në tokë tjetër, se e jotja s’të fal,
Siguri, as oksigjen, por veç lot.
Çmimet shkojnë lart po me të njëjtën rrogë
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto.
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Poshtë pallatit Policia, se një bombë ka plas
Dhe një kryefamiljar u vra në atentat
Varfëria qe arsyeja që zgjodhi atë fat
Që veç e bëri lajm të parë dhe la familjen në gjak.
Antivlerat u bënë vlera, po na shijojnë plehrat
Media nuk është më me popullin, jemi n’kohëra tjera.
Argëtimi marramendje për ç’ka fshihet nën tokë.
Ç’ka planifikohet natën, çdo ditë hapet një gropë
Sa me gjakun e ftohtë, ky gjykatës ta thotë
Ai që ta vrau nënën do lirohet që sot
Skënderbeun tatuazh ju po e bëni më kot,
Po shesim të ardhmen e vendit duke shitur një votë
Nëse të ka mbetur shpirt dhe arsye në kokë.
Nëse nuk do që dhe jetën t’japësh me konçesion
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje, kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto!
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Refren2
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT-PD

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË NË TIRANË/ 40-vjeçari dhunon dhe kërcënon me thikë prindërit e tij, ishte nën e afektin e drogës
Previous article "DOJA T'I FUSJA GËRSHËRËT VETES"/ Gruaja nga Dibra rrëfen mes lotësh dramën e jetës: Më detyruan të martohem me...

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT