• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË INTERNET/ Vitin e shkuar u raportuan 7 incidente kibernetike në Shqipëri, më të prekura bankat
Home
Sociale

SIGURIA NË INTERNET/ Vitin e shkuar u raportuan 7 incidente kibernetike në Shqipëri, më të prekura bankat

6 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike raportoi të paktën 7 incidente kibernetike në vend të njoftuar nga operatorët vendas, institucione partnere apo palë të treta gjatë vitit të shkuar.

Këto incidente janë të natyrave të ndryshme dhe në disa raste bllokimi është bërë teksa kishte shfaqur komplikime në rrjetet e përfshira e në të tjera ndërhyrja është bërë para prekjes së infrastrukturave.

Autoriteti raportoi se në përmbushje të detyrave funksionale, sektori i kontrollit gjatë vitit 2021, ka audituar operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në lidhje me implementimin e masave minimale të sigurisë, teknike dhe organizative, nga këto operatorë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.

“Konkretisht gjatë vitit 2021, Sektori i Kontrollit ka audituar, me metodën (onsite) vajtje në vend, operatorët e infrastrukturave kritike dhe te rëndësishme si mëposhtëm: Infrastrukturat kritike: AKSHI; Tirana Bank; Iute Credit; DPSHTR; OSHE; Autoriteti Portual Durrës; Alpha Bank” nënvizon ACESK.

Po kështu janë audituar edhe operatorë të tjerë për infrastruktura të rëndësishme të tillë si Eurosig Sh.a, Fondi Besa dhe Albsig sh.a.

Autoriteti pohon se tashmë ka nisur identifikimin e infrastrukturave të reja, kritike dhe të rëndësishme të informacionit ku sektori kontrollit ka nisur procesin e identifikimit të operatoreve potencial në sektorin e shëndetësisë dhe në sektorin e energjisë.

Në përmbushje të detyrave funksionale sektori i kontrollit gjatë vitit 2021, ka audituar gjithashtu Ofruesit e Kualifikuar të shërbimit të besuar (OSHB), që operojnë në Republikën e Shqipërisë në zbatim të kuadrit ligjor përkatës..

Gjatë vitit 2021, Sektori i Kontrolli ka mbikëqyrur veprimtarinë e OKSHB ALEAT në 82 zyrat e regjistrimit dhe shpërndarjes së certifikatave të kualifikuara në Republikën e Shqipërisë.

Të dhënat tregojnë se Aleat ka bërë të mundur që deri në fund të Dhjetorit 2021, të aktivizohen me këtë shërbim një total prej 2,679,869 letërnjoftime e-ID. Një total prej 90,314 Certifikatash janë revokuar deri në fund të muajit Dhjetor 2021, duke përfaqësuar rreth 12% të totalit të letërnjoftimeve ID të aktivizuara./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKET SAPUN, POR ËSHTË TRITOL"/ Brenda repartit të Balistikës, ku hetohet vrasja e Aleksandër Sadikajt (FOTOT)
Previous article ZYRTARE/ Interi kryen goditjen e pestë në merkato, firmos ish-mbrojtësi i Milanit

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT