• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEMADHI NXORRI FAKTE PËR INCENERATORËT/ Reagon Veliaj: I ka ndërtuar me burrin e vet, t’i zgjidhin bashkë këto muhabete
Home
Politikë

KRYEMADHI NXORRI FAKTE PËR INCENERATORËT/ Reagon Veliaj: I ka ndërtuar me burrin e vet, t’i zgjidhin bashkë këto muhabete

5 July, 2022 s.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu përgjigj akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për aferën e inceneratorëve, e cila prej dy ditësh ka nxjerrë fakte të reja, që sipas saj, dëshmojnë vjedhjen në buxhetin e shtetit.

Në një lidhje me “Skype” në “News24”, Veliaj tha se nuk e dëgjon Kryemadhin prej kohësh, duke shtuar se akuzat e saj për inceneratorët janë muhabete të brenda familjes së tyre, ndaj dhe duhet t’i zgjidhë me burrin e vet.

“Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemahdin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Pse politizohen disa projekte?

Sepse njerëz si zonja që përmendët dhe partia e saj private, e kanë pasur në dorë Tiranën. Edhe Basha ishte bashkë me LSI. Ata kanë pasur në dorë të drejtojnë Tiranën, por nuk bënë asgjë. Projekti i Astir është pjesë e Unazës së Madhe, projekt që një segment ka qenë që në kohë të Olldashit, një pjesë më vonë, dhe tani duhet të vazhdojë puna. Ne nuk mund të presim që ata të kthehen në pushtet, ata mund të mos kthehen kurrë. Në kohën e tyre kafshët në Kopshtin Zoologjik nuk ekzistonin fare. Fakti që sot diskutojnë sa dhëmbë ka tigri gjysh e tigri nip, do të thotë se Tirana i ka punët mirë, kur dështakët merren me dhëmbët e qimet e tigrit. Kultura kur bllokohen cdo gjë duhet të marrë fund. Të bërit bllokim non-stop është një traditë shumë e shëmtuar që e kemi prej viteve 90. Nëse ata kanë një alternativë më të mirë, do duhet të vinë të na e thonë, por jo duke bllokuar punën. Unë besoj se votën në finale e japin qytetarët. Besoj që në zgjedhjet e ardhshme lokale të bëhet një pakt, që të mos diskutohet si të bllokojmë njëri-tjetrin, por si të ecim përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI KURIOZ? Zbuloni se cilët janë emrat më të përhapur të vajzave në të gjithë Shqipërinë
Previous article SHIFRAT DRAMATIKE/ Shqiptarët trafikohen me shumicë nga familjarët ose të afërm të tyre, strategjia që përdorin...

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT