• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PRAG TRAGJEDIE/ Sherri për biznesin “tërbon” 34-vjeçarin, si tentoi të vriste vëllanë në mes të plazhit, pushuesit “nga sytë këmbët” për t’u shpëtuar plumbave
Home
Aktualitet
Kronikë

NË PRAG TRAGJEDIE/ Sherri për biznesin “tërbon” 34-vjeçarin, si tentoi të vriste vëllanë në mes të plazhit, pushuesit “nga sytë këmbët” për t’u shpëtuar plumbave

5 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pushuesit të cilët kishin zgjedhur dje të pushonin në zonën e Radhimës, kanë përjetuar një nga ngjarjet më të frikshme, duke u ekspozuar ndaj një rreziku serioz, që për fat nuk përfundoi në ndonjë tragjedi.

Duket se një sherr për biznesin e përbashkët në zonën e plazhit, ka “tërbuar” 34-vjeçarin Edison Kondin, i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij, 45-vjeçarit Benjamin Kondi.

Por sikur të mos mjafton ngjarja e rëndë mes dy vëllezërve, 34-vjeçari nuk është shqetësuar aspak që zona ishte plot me pushues, të cilët janë frikësuar dhe kanë vrapuar për t’u shpëtuar plumbave.

E gjithë arsyeja e këtij konflikti mësohet se ka qenë për administrimin e zonës së plazhit ku dy vëllezërit kishin biznesin.

Për fat të mirë, plumbat nuk kanë kapur as objektivin, e as ndonjë pushues të rastësishëm. Por një prej pushuesve, në tentativë për t’u shpëtuar plumbave, duke vrapuar është dëmtuar në pjesën e kurrizit, por fatmirësisht lehtë.

Sakaq, policia, pak minuta pas ngjarjes ka vënë në pranga 34-vjeçarin, që fillimisht u largua në tentativë për t’i shpëtuar forcave blu.

Policia për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje që traumatizoi pushuesit që ndodheshin në këtë zonë, ka shoqëruar në komisariat 9 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me rrethanat.

Ndërkohë, policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË NË CËRRIK/ Policia në ndjekje të autorit (DETAJET E PARA)
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Kushi: Miratohen 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT