• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA NGA PËRLESHJA E BANDAVE SHQIPTARE NË ATHINË/ Kush është korçari që hapi zjarr i pari, një grua e arrestuar
Home
Breaking News

DETAJE TË REJA NGA PËRLESHJA E BANDAVE SHQIPTARE NË ATHINË/ Kush është korçari që hapi zjarr i pari, një grua e arrestuar

3 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përplasja e armatosur mes dy grupeve shqiptare, shkaktoi 3 të vrarë dhe 3 të plagosur në Athinë.

Sipas mediave vendase, fillimisht sherri ka nisur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Kato Patisia” të kryeqytetit grek.

Një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare që drejtohej nga një vajzë dhe si pasagjer ndodheshin dy persona të tjerë, i kanë zënë pritë një djali të ri që lëvizte me një motoçikletë.

Sapo i afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina dhe e plagos në gjendje të rëndë.

I riu që udhëtonte me motoçikletë ndërron jetë në spital gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në vendngjarje, u gjend edhe babai i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend personin nga pala kundërshtare.

Sipas tyre, personi që fillimisht hapi zjarr dhe që më pas u vra nga babai i shqiptarit që lëvizte me motoçikletë është identifikuar si Adil Tefa, me origjinë nga Korça.

Ai cilësohej si kreu i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.

Ndërsa shqiptari që ndodhej në makinën Mercedes u largua dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë “Toyota” të zezë.

Sapo mbërriti në vendngjarje, policia u vu në ndjekje të makinës Toyota, të cilën e gjeti të pakuar jashtë një lokali në lagjen “Ajos Anargjiros”, ku dyshohej se do të kryente grabitje.

Policia i bëri thirrje shqiptarit që të dorëzohej, por i riu qëlloi drejt tyre duke i lënë të plagosur dy efektivët, njërin në këmbë e tjetrin në shpatull. Policia u kundërpërgjigj duke vrarë autorin.

Dy nga 3 viktimat janë identifikuar si Jani dhe Gëzim, rreth 30 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se të tre viktimat janë shtetas shqiptarë që kishin njohje dhe lidhje miqësore me njëri-tjetrin, e që përplasja mes tyre kishte nisur për shkak të drogës.

Tre shqiptarët e vrarë rezultonin të arrestuar në maj të vitit të kaluar në Athinë, si të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Deri më tani në pranga është vënë vetëm vajza shqiptare që drejtonte makinën Mercedes benz dhe 4 persona janë shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në këtë masakër.

Në spital të plagosur ndodhen 3 persona, dy policët dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar gjatë shkëmbimit të zjarrit, u përplas nga makina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Mbështetësit e Putinit kërkojnë hakmarrje: Ukraina vend terrorist, duhet një përgjigje e fortë ushtarake
Previous article ELON MUSK THYEN HESHTJEN E "TWITTER"/ Pas një shkëputje nga rrjeti social që dëshiron ta blejë miliarda dollarë, poston foton me 4 djemtë dhe Papa Françeskun

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT