• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Dokumenti sekret, si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90! Policia plagosi 6 persona…
Home
Dossier

DOSSIER/ Dokumenti sekret, si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90! Policia plagosi 6 persona…

2 July, 2022 s.autor Dossier

Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja.

Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

DOKUMENTI
Tepër Sekret
Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

 

 

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame (firma, vula)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET "MASHTRUESI" 25-VJEÇAR/ Shiti disa herë “Volkswagen-in” te persona të ndryshëm, përfitoi 4.5 milion lekë
Previous article ËSHTË E PRODHUAR NGA UJËRAT E TUALETEVE/ Në Singapor po çmenden pas birrës së re

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin...

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e...

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT