• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BASHKËATDHETARIN DHE PLAGOSI DY TË TJERË/ Merr fund arratia e shqiptarit në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU BASHKËATDHETARIN DHE PLAGOSI DY TË TJERË/ Merr fund arratia e shqiptarit në Itali

30 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qëlloi me armë duke vrarë një bashkëatdhetar, kapet shqiptari në Itali.

Artur Haxhiu, 55 vjeç, u arrestua nga policia e vendit fqinjë i akuzuar për vrasje. Në momentin e arrestimit ai ka kërcënuar se do të vetëdigjej pasi ishte larë në benzinë.

Në operacion morën pjesë me dhjetëra karabinierë në Veneton lindore

Haxhiu ka qëlluar me armë zjarri 3 kolegë në Bibione, punonjës të Agjencisë Europa. Një vdiq dhe dy të tjerë u plagosën. Të hënën në mbrëmje, një shofer i lajmëroi policinë në zonën e San Filippo, se kishte parë 55-vjeçarin. Por, kur policia arriti atje, shqiptari ishte zhdukur.

Ndërkohë, hetuesit kanë rindërtuar motivin e sulmit të shqiptarit ndaj tre bashkatdhetarëve të tij.

Para dy vitesh 55 vjeçari u dënua me dy muaj burg pasi kanosi me thikë një nga shqiptarët. Dy kolegët e tjerë kishin dëshmuar kundër tij dhe në favor të të dëmtuarit, shkruajnë mediat italiane.

Të enjten, ushtria, pas tre ditë kërkime dhe patrullime pa ndërprerje në të gjithë territorin në kufirin me Friuli Venezia Giulia, i dha fund aventurës së tij. I arratisuri, i cili ndodhej në një autobus përgjatë itinerarit Portogruaro – Latisana – San Michele al Tagliamento – Bibione, u njoh nga një shtetas i cili kontaktoi menjëherë 112 duke treguar se ku ndodhej i kërkuari. Në momentin e arrestimit ai kërcënoi se ishte i lagur me benzinë. Por karabinierët e neutralizuan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË MIK I NGUSHTË ME SOCIALISTËT..."/ Berisha tregon nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri
Previous article POLICIA E ELBASANIT E GJITHA NË KËMBË/ Në ndjekje të mjetit ku udhëtojnë persona të rrezikshëm, kap “padashje” një Ferrari

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT