• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET NGA TRAGJEDIA ME 53 VIKTIMA/ Shoferi i kamionit tentoi të kamuflohej si “i mbijetuar
Home
Jetë

DETAJET NGA TRAGJEDIA ME 53 VIKTIMA/ Shoferi i kamionit tentoi të kamuflohej si “i mbijetuar

30 June, 2022 s.autor Jetë

Shoferi i kamionit që u gjet i braktisur në Teksas me dhjetëra të vdekur brenda është akuzuar për kontrabandë emigrantësh.

Homero Zamorano u gjet në një shkurre pranë kamionit në San Antonio dhe u shtir si emigrant, por u arrestua nga policia.

Rreth 53 njerëz vdiqën nga temperaturat e larta dhe dehidratimi, pasi u mbyllën brenda kamionit pa ujë.

Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Sipas një zyrtari të lartë meksikan të imigracionit, shoferi Zamorano, i cili është nga Teksasi, “u përpoq të shtirej sikur ishte një nga të mbijetuarit e tragjedisë kur u gjet nga policia”.

Një i dyshuar i dytë, Christian Martinez, u arrestua me akuza për konspiracion. Prokurorët federalë thanë se Martinez u gjet përmes telefonit të Zamorano, ku pas kontrollit nga hetuesit u zbulua se dyshja kishin komunikuar.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se dy të arrestuarit mund të përballen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, ose ndoshta me vdekje, nëse shpallen fajtorë.

Gjithashtu janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë që u arrestuan në adresën ku ishte regjistuar kamioni.

Viktimat në kamion u zbuluan nga një punëtor, i cili dëgjoi thirrjet për ndihmë. Një pjesë e tyre humbën jetën në spital, duke çuar numrin e të vdekurve në 53.

Një memorial është vendosur në vendin e tragjedisë, rreth 250 km në veri të kufirit SHBA-Meksikë, dhe të mërkurën banorët lokalë të Teksasit u mblodhën atje për të mbajtur zi.

Mësohet se emigrantët brenda kamionit ishin spërkatur me një lëndë djegëse, sipas zyrtarëve, një metodë e përdorur nga disa kontrabandistë për të “maskuar” aromën e qenieve njerëzore dhe për të shmangur zbulimin nga patrullat e qenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MOR E PANDEUR NGA SPAK/ Anëtarja e KPK, Etleda Çiftja dërgohet për gjykim. Ja akuzat
Previous article KOSOVA REFUZON KUSHTET SHTESË PËR LIBERALIZIMIN/ Vjosa Osmani: Rast i paprecedentë nga BE

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT