• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGRE ALARMIN/ Policia belge: Rriten përplasjet mes bandave, mafia SHQIPTARE po i bën “zbor” autoriteteve
Home
Breaking News

NGRE ALARMIN/ Policia belge: Rriten përplasjet mes bandave, mafia SHQIPTARE po i bën “zbor” autoriteteve

29 June, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përplasjeve me armë zjarri mes bandave të trafikut të drogës, kryesisht ato shqiptare.

Sipas raportit të policisë, që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 22 përplasje me armë, nga të cilat njëra ka rezultuar fatale.

Raporti u bë i ditur gjatë një konference për shtyp nga zyra e prokurorit publik të Brukselit, së bashku me policinë federale dhe zona të ndryshme të policisë lokale.

Ndërkohë, 14 incidente të tjera kanë sjellë plagosjen e një personi, ndërsa në një rast tjetër janë plagosur 2 persona.

Gjashtë raste të të shtënave me armë  nuk patën fare të lënduar.

Më të prekura ishin territoret e zonave të policisë lokale të Brukselit Perëndimor.

Autoritetet hetuese shpjeguan se hetimet për incidentet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e tyre të sakta, por rrethanat e ndryshme shpesh e bëjnë këtë proces sfidues.

Disa raste përfshijnë bandat e rrugës dhe të tjerat janë rezultat i incidenteve lokale.

“Nuk janë në të njëjtin kontekst, nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale pas të gjitha incidenteve. Bëhet fjalë për fakte dhe grupime të ndryshme individuale. Motivet dhe rrethanat janë të ndryshme”, tha Tim De Wolf, prokurori publik i Brukselit.

Megjithatë, sipas autoriteteve, shumica e të shtënave mund të lidhen me trafikun e drogës.

Në disa raste, të shtënat mund të lidhen edhe me mafien shqiptare,  siç ishte rasti pranë Place de Brouckère, ku Kasandër Noga qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu i cili mbeti i plagosur rëndë.

Konflikti mes dy shqiptarëve kishte një histori 20-vjeçare përplasjeje dhe tentativa për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Wolf vuri në dukje se viktimat shpesh hezitojnë të bashkëpunojnë edhe pse i dinë detajet, dhe se mbledhja e dëshmive në qarqet e drogës është një proces i ngadaltë, i cili e ndërlikon më tej hetimin.”

“Në çdo rast, këto dosje konsiderohen si prioritet si nga prokuroria publike ashtu edhe nga zonat e policisë në fjalë.”

Mungesa e stafit dhe burimeve

Një prani e shtuar e policisë tashmë po zbatohet në lagje të caktuara për të siguruar popullatën, tha De Wolf.

Megjithatë, në muajt e fundit, raportet theksuan se Policia Gjyqësore Federale po përballet me mungesë të stafit, veçanërisht detektivë.

Muajin e kaluar, policia i kërkoi Komisionit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Federal për investime shtesë, si dhe 1000 anëtarë shtesë të stafit për të ndihmuar forcat të organizohen më mirë, veçanërisht në një botë digjitale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO VDES"/ Çiljeta publikon videon e veçantë: Kam një hall të madh...
Previous article PËRPLASJA/ Seksologia Lekatari debat me pastorin: Nuk të lë që ta quash fetusin bebe, Kisha të mendojë për ato fëmijë që...

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT