• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I MADRIDIT/ Erdogan “shfryn” ndaj Greqisë dhe i bën karshillëk NATO-s: Nuk e takoj Mitsotakis derisa…
Home
Botë

SAMITI I MADRIDIT/ Erdogan “shfryn” ndaj Greqisë dhe i bën karshillëk NATO-s: Nuk e takoj Mitsotakis derisa…

28 June, 2022 s.autor Botë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur retorikën e rrezikshme kundër Greqisë vetëm pak orë para se të nisej për në samitin e NATO-s në Madrid.

Në fjalën e tij para mediave Presidenti turk theksoi se dera e vendit të tij ndaj Greqisë mbetet e mbyllur, duke theksuar se me këtë qëndrim “grekët do t’i thërrasin mendjes”.

“Ne ua kemi mbyllur derën grekëve, shpresoj që ata t’i thërrasin mendjes. Fuqia më e rëndësishme është Turqia. A mund të përballojë NATO-ja të humbasë një fuqi si Turqia? Turqia e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë kurs të papajtueshëm”, tha Erdogan duke i bërë karshillëk aleancës në kulmin e tensionit në marrëdhëniet greko-turke.

Ai madje nënvizoi se nuk do ta takojë kreun e qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis në Madrid, duke konfirmuar se plani është anuluar.

“Nuk është e mundur që unë të kem një takim dypalësh me zotin Mitsotakis .Ne kishim planifikuar një takim strategjik të nivelit të lartë me Greqinë, por unë e anulova. Nuk mund të bëhet më, ka mbaruar. Ne e mbyllëm këtë derë. Pas kësaj, ata grekët do ta mbledhin mendjen”, u shpreh në vijim Erdogan.

Presidenti turk tha gjithashtu se sot në mëngjes ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën që të takohet sonte ose nesër në Madrid, në margjinat e samitit të NATO-s.

Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FILMUA KRAH HAKI ÇAKOS GJATË.../ Ish-kandidatja e PS për Shkodrën mohon shkeljet zgjedhore: U takuam rastësisht
Previous article E FUNDIT/ Vrau dy motrat në Astir me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

s.autor

Postime të ngjashme

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT