Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili akuzohet se vrau dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.


