• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORCAT RUSE SULMOJNË KIEVIN/ Zelensky: Kemi nevojë më shumë se kurrë për armë
Home
Botë

FORCAT RUSE SULMOJNË KIEVIN/ Zelensky: Kemi nevojë më shumë se kurrë për armë

26 June, 2022 s.autor Botë

Rusia nisi një sulm në kryeqytetin e Ukrainës të dielën dhe sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, të paktën një ndërtesë apartamentesh u godit nga bombardimet.

Sulmi i së dielës u krye në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e Grupit të Shtatë demokracive më të pasura të botës po mblidhen në Gjermani dhe temë qendrore pritet të jetë agresioni rus në Ukrainë.

Sulmi në kryeqytetin e Ukrainës u krye pas tërheqjes së trupave ukrainase nga qyteti lindor i Sievierodonetskut, një fitore e madhe për Rusinë pas disa javë luftimesh të ashpra.

Ndërkohë, Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën. Sulmet u raportua të jenë kryer nga hapësira ajrore bjelloruse, vetëm disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohej me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenko në Shën Petersburg të Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën se “Ukraina ka nevojë për më shumë armë dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore, sistemet moderne që kanë partnerët tanë, nuk duhet të jenë në zonat e trajnimit apo objektet e magazinimit, por në Ukrainë, ku ato nevojiten tani, nevojiten më shumë se kudo tjetër në botë”.

Ukraina tha se forcat ruse kanë pushtuar plotësisht Lysychanskun, një qytet fqinj i Sievierodonetskut, në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendon se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në zonë.

Përparimet ruse duket se e sollën Kremlinin me afër vendosjes së kontrollit të plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e deklaruara të luftës së Moskës.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes vlerësoi të premten vendimin e Ukrainës për t’u tërhequr nga Sievierodonetsku, duke e përshkruar veprimin si “profesional” dhe “taktik”.

“Ajo që po bëjnë është ta vënë veten në një pozicion ku mund të mbrohen më mirë”, u tha zyrtari gazetarëve në kushte anonimiteti.

Dhe ndërsa tha se forcat ruse arritën përparime rreth Sievierodonetskut, zyrat theksoi se përparimi pati kosto të konsiderueshme.

“Rusët kanë pësuar humbje të rënda në njerëz dhe në pajisje”, tha zyrtari. “Forcat ruse po tregojnë shenja të molisjes dhe moralit të rënë dhe kjo po ndikon në aftësinë e tyre për të ecur përpara me shpejtësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET PREKËSE/ Momenti kur vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat në Kiev, babai humbi jetën nga sulmet ruse
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET E PARA/ Fanella e sezonit të ri të Juventusit do të jetë…

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT