• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA RAPORTON PËR NJË SULM NGA BJELLORUSIA/ Shërbimi i Inteligjencës ukrainase: Është përpjekje e Moskës për të përfshirë…
Home
Nderkombetare

UKRAINA RAPORTON PËR NJË SULM NGA BJELLORUSIA/ Shërbimi i Inteligjencës ukrainase: Është përpjekje e Moskës për të përfshirë…

25 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.

Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.

“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.

Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Tymi i zi "pushton" qiellin pasi... (VIDEO)
Previous article JUNAJTID PRANË GODITJES NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” gjejnë akordin me ish-mesfushorin e Interit

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT