Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me kancelarin Karl Nehammer gjatë qëndrimit të tij në Austri. Rama tha se po bisedonin mbi zgjidhjen e çështjeve historike me anë të politikës.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, kancelari austriak u shpreh se nëse Austria do të zgjidhte çështjet e saj historike përmes politikës, atëherë do të ishte më keq se Ballkani Perëndimor.
“Për ta bërë të mundur që paqja të mos jetë më e kthyeshme. Jemi shumë të mirë për të bërë gjëra të tmerrshme. Bashkëpunimi të jetë norma. 4 liritë e Europës të jetë mënyra se si ne jetojmë. Ndoshta keni dëgjuar që ky quhet procesi i Berlinit. Ne duam ta zbatojmë, për këtë kemi ndërtuar mjetin që quhet Ballkani i Hapur. Është mjeti për të zbatuar procesin e Berlinit. Dua të përmend kancelarin.
Në një moment që po flisnim se si çështjet historike, kur merren nga politika për t’u zgjidhur, bëhen më të pazgjidhshme se ç’janë në të vërtetë. Më tha që nëse Austria do të kishte marrë këtë rrugë për të hapur çështje të vjetra historike dhe t’i trajtonte në mënyrë politike, kjo hapësirë do të kishte qenë më keq se Ballkani Perëndimor. Në Ballkan kemi një cilësi që nuk e gjeni në asnjë vend të botës. Prodhojmë më shumë histori se ç’mund të presim.
Në Ballkan kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit, ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vejtrirt, Por të pyesësh serbët stë lënë hapësirë, le rtë shkojmë tek turqit, ata mund të nisin edhe një zënkë nëse është kafe turke apo greke. Është e ndërlikuar. Maqedonasit dhe bullgarët e njëjta gjë, kni durim me ne të dashur miq, OPavarësisht problemeve tona, që më duhet t’i theksoj. Jemi viktima të historisë sonë dhe vetvetjes, jemi nerëz të mirë besnik, dhe të çmendur, Më mirë të na keni me ju dhe kur na keni me vete merrni më të mirën nga ne, mënyrë tonë të të qenurit mirë dhe mund ta përdorni çmendurinë tonë për tu marrë me të tjerët” – tha Rama.


