• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITA JESHILE NGA BULLGARIA/ Varhelyi: BE të vendosë për konferencën e parë të Maqedonisë dhe Shqipërisë
Home
Politikë

DRITA JESHILE NGA BULLGARIA/ Varhelyi: BE të vendosë për konferencën e parë të Maqedonisë dhe Shqipërisë

24 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Parlamenti i Bullgarisë votoi të premten për heqjen e vetos që ka bllokuar prej kohësh bisedimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky veprim ngjall shpresa të reja se blloku mund të vazhdojë me planet e tij për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

Vendimi u miratua me 170 vota për dhe 37 kundër në Parlamentin prej 240 anëtarësh, tha nënkryetari i këtij institucioni, Atanas Atanasov.

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar vendimin e Bullgarisë për të miratuar propozimin e Macron për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

Më herët Kryeministri Rama ka thënë se u shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe BE-së.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET SATELITORE/ Shihni si po e çon Rusia në Siri drithin e vjedhur në Ukrainë (VIDEO)
Previous article "PO MË IKËN TRURI"/ Ju zhduk vajza në Librazhd, nëna bën rrëfimin tronditës: Çfarë na tha para se të ikte, dyshoj se…

s.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT