• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arrestohet shpërndarësi i KOKAINËS, por policia zbulon se kishte dhe KAZINO pa leje (FOTO)
Home
Breaking News

Arrestohet shpërndarësi i KOKAINËS, por policia zbulon se kishte dhe KAZINO pa leje (FOTO)

18 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia në Kurbin ka finalizuar një operacion, ku është arrestuar një person, për shpërndarje kokaine.

Po ashtu gjatë kontrollit është zbuluar se ky shtetas ushtronte dhe aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Njoftimi i policisë

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, e ndarë në doza.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në D.V.P. Lezhë kanë goditur një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe duke u organizuar bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

-A. Ll, 25vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambjentet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25 vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojrave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara “, parashikuar nga neni 197 i Kodit penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rinovon kontratën, Pique te Barcelona deri në vitin 2022
Previous article Kombëtarja U-20, dy miqësore me Azerbajxhanin. Bushi shpall listën

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT