• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SA VJEÇ MENDON CELULARI YT SE JE? Instagrami vendos skanimin e fytyrës për të gjetur moshën
Home
Teknologji

SA VJEÇ MENDON CELULARI YT SE JE? Instagrami vendos skanimin e fytyrës për të gjetur moshën

23 June, 2022 s.autor Teknologji

Instagram po provon metoda të reja që përdoruesit të vërtetojnë moshën e tyre dhe tashmë skanimi i fytyrës është një ndër to. Me anë të tij, i cili kryhet nëpërmjet një pale të tretë, një kompani e quajtur Yoti e cila përdor AI (Artificial Intelligence) përcaktohet mosha e përdoruesit.

Aktualisht, Instagram iu kërkon përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre vetëm kur adoleshentët pëpriqen të ndryshojnë ditëlindjen për të rezultuar 18 vjeç ose më shumë. Për verifikim, ata duhet të dërgojnë foto të një mjeti identifikues dhe që sot, kanë dy alternativa: votimi social ose vlerësimi AI.

Votimi social i kërkon tre ndjekësve të përbashkët të përdoruesit që të konfirmojnë moshën e tij. Vetë ata duhet të jenë 18 vjeç dhe kanë tre ditë në dispozicion për t’iu përgjigjur kërkesës së Instagramit.

Metoda e dytë kërkon t’i dërgosh një video kompanisë Yoti, e cila përdor inteligjencën artificiale për të gjetur moshën e personit. Yoti njihet për verifikimin online pasi teknologjia e tyre është miratuar nga qeveria britanike dhe rregullatorët dixhitalë gjermanë. Ajo përdor sinjale të ndryshme të fytyrës për të përcaktuar moshën e objektivit, ndonëse shprehen se as ata vetë nuk e dinë specifikisht çfarë.

Sa vjeç mendon celulari yt se je? Instagrami vendos skanimin e fytyrës për të gjetur moshënTë dhënat në sistemin e kompanisë tregojnë se është më pak  i saktë për femrat dhe për njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës dhe për ata  që janë nën 24 vjeç  mund të gabojë me gjetjen e moshës deri në 2.5 vjet. Por nëse i duhet të mbështetet në një parametër më të gjerë, parashikimi përmirësohet.

Një analizë e vitit 2020 nga një palë jofitimprurëse zbuloi se Yoti ishte 98.89% i besueshëm pasi për 1000 analizime, 0-11 të tyre mund të rezultonin të gabuara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE/ Zelensky: Anëtarësimi në BE është e ardhmja që ka zgjedhur Ukraina
Previous article VIDEOLAJM/ Jorida Tabakut i ndodh incidenti i papritur, pengohet në shkallët e Kuvendit

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT