• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE JEMI GATI”/ Kërcënimet me luftë, Finlanda i përgjigjet ashpër Rusisë: Kemi vite që përgatitemi për…
Home
Nderkombetare

“NE JEMI GATI”/ Kërcënimet me luftë, Finlanda i përgjigjet ashpër Rusisë: Kemi vite që përgatitemi për…

22 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Finlanda ka reaguar ndaj kërcënimeve me luftë nga ana e Kremlinit. Gjenerali Timo Kivinen deklaroi këtë të mërkurë se vendi skandinav është përgatitur për një sulm të mundshëm rus për dekada dhe do të ofronte rezistencë të fortë nëse kjo ndodh.

Sipas gjeneralit, një faktor kyç në rast të një sulmi të tillë do të jetë motivimi i finlandezëve për të luftuar.

“Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është ajo mes veshëve, siç po e dëshmon lufta në Ukrainë”, tha Kivinen në një intervistë.

Finlanda luftoi dy herë në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor me të cilin ndan një kufi 1300 kilometra të gjatë.

E shqetësuar se Rusia mund të kryejë një pushtim të ngjashëm me atë të Ukrainës që ndodhi më 24 shkurt, Finlanda neutrale ka aplikuar për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Helsinki ka qenë në një nivel të lartë të gatishmërisë ushtarake

“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake për këtë lloj lufte që po ndodh në Ukrainë, me përdorimin masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të armatosura dhe forcave ajrore,” tha Kivinen.

“Ukraina është një detyrë e vështirë (për Rusinë), dhe po ashtu edhe Finlanda.”

Rreth 100.000 finlandezë u vranë gjatë dy luftërave që Finlanda zhvilloi kundër Bashkimit Sovjetik dhe humbi një të dhjetën e territorit të tyre.

Vendi prej 5.5 milionë banorësh ka një forcë ushtarake të kohës së luftës prej rreth 280.000 ushtarësh me 870.000 rezervistë të trajnuar. Shërbimi ushtarak për burrat nuk është hequr si në shumë vende të tjera perëndimore që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Vendi ka gjithashtu një nga artileritë më të mira në Evropë dhe raketa lundrimi me rreze veprimi deri në 370 kilometra. Ajo shpenzon 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen, një nivel më i lartë se shumë vende anëtare të NATO-s.

Finlanda po porosit katër anije të reja luftarake, si dhe 64 avionë luftarakë F-35 nga gjigandi i mbrojtjes amerikane Lockheed Martin.

Gjithashtu, Finlanda planifikon të porosisë deri në 2000 dronë, pajisje kundërajrore dhe të ndërtojë gardhe në kufirin me Rusinë.

Rreth 82 për qind e të anketuarve që iu përgjigjën një sondazhi për Ministrinë e Mbrojtjes më 18 maj thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në mbrojtjen kombëtare nëse Finlanda sulmohej.

Finlanda, si dhe kërkesa e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, kundërshtohet nga Turqia, një anëtare e Aleancës dhe negociatat janë duke u zhvilluar. Ankaraja akuzon Helsinkin dhe Stokholmin për mbështetjen e militantëve kurdë dhe embargon e armëve ndaj Turqisë.

Anëtarësimi në NATO do të lejonte Finlandën të forcojë aftësitë e saj të paralajmërimit të hershëm duke u bërë pjesë e kontrollit të përbashkët ajror të aleancës, tha Kivinen.

Finlanda do të përfitonte gjithashtu nga parandalimi duke qenë anëtare e një aleance në të cilën një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve, tha ai, duke përfunduar se Finlanda do të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e territorit të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJET E POLICËVE/ Eksperti i kriminalistikës: Shefat i nxjerrin në aksion dhe vetë janë te listë-pagesa e bandave
Previous article IU ZHVATNIN NJERËZVE SHUMA TË FRIKSHME/ Lihet në burg banda shqiptaro-greke, ja skema piramidale që groposi edhe biznesmenë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT