• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI NEVOJË PËR PËRMIRËSIM TË SISTEMIT ZGJEDHOR/ Kreu i KQZ-së: Për 50% të partive të regjistruara, s’ka info të sakta…
Home
Politikë

“KEMI NEVOJË PËR PËRMIRËSIM TË SISTEMIT ZGJEDHOR/ Kreu i KQZ-së: Për 50% të partive të regjistruara, s’ka info të sakta…

22 June, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur disa problematika të sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke u shprehur se ka nevojë për përmirësim.

Në një konferencë të zhvilluar për transparencën e financimit politik, Celibashi tha se sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor.

Sipas tij, KQZ nuk ka autorizim për të shkuar më thellë në kontrollin e këtyre forcave politike.

“Financimi i partive politike dhe fushatave është rregulluar, ka ardhur në standartin ku jemi sot përmes ndryshimeve të vijueshme. Në 2020-ën, kuadri rregullator i fushatave mund të konsiderohet i plotë. Pasi është percaktuar kush i financon, kush janë limitet dhe kush i mbikëqyr. A ka vend për përmirësim të sistemit, mendoj që po.

Në diskutime me përfaqësues politik mendoj se ardhur koha edhe rregullimi i palëve të treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet në rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë. KQZ-së duhet t’i jepet autorizimi, apo një institucioni tjetër për të bërë verifikime çfarë prezantohet në raport. Mendojmë se ndryshimet në përgjithësi duhet të përfshijnë jo vetëm kodin ligjor por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë” – tha Celibashi.

Përsa i përket partive, Celibashi thotë se më shumë se 50% e forcave që janë të regjistruara në KQZ, nuk ka informacione të sakta për adresat apo organet drejtuese.

Ai shton se mospërmbushja e këtyre informacioneve, do të duhet që partitë të penalizohen dhe të mos regjistrohen në zgjedhje.

“131 parti politike sipas KQZ-së të regjistruara, për më shumë se 50%, s’ka informacion për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri në mosregjistrim në zgjedhje. 80 parti s’kanë marre pjesë në katër zgjedhjet e fundit s’ka gjurmë të aktivitetit politik. Ligji duhet të ndryshojë ne lidhje me kontrollin dhe verifikimin finanxhir të partive. Ligji duhet të parashikojë që KQZ t’i fokusojë kapacitet në partitë që marrin pjesë në zgjedhje për të tjerët që smarrin pjesë të ketë një sistem tjetër” – tha Celibashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ ALEKSANDËR SADIKAJ/ E dashura e viktimës, vajza e taksistit të njohur, kush është Inva Kurti
Previous article SAMITI I BE/ Në axhendë propozimi i Macron për vendet e Ballkanit Perëndimor

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT