• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRDORIM DETYRE E KONTRABANDË/ Arrestohen 7 persona në Pogradec, mes tyre 2 doganierë dhe 2 policë të Qafë Thanës
Home
Breaking News

SHPËRDORIM DETYRE E KONTRABANDË/ Arrestohen 7 persona në Pogradec, mes tyre 2 doganierë dhe 2 policë të Qafë Thanës

22 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtatë persona janë arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës në Pogradec.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kuadër të operacionit “Dinarët” ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative nga AMP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe njësinë operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kapën në flagrancë shtetasit J. H., B. H. dhe F. G.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasit e mësipërm janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.

Për sa më sipër nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:

– Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.
– Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.
– V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë
– J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal shtetasit:

– J. H. , 37 vjeç, banues në Librazhd
– B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd
– F. G., 22 vjeç, banues Librazhd

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN NDËRHYN PËR PAULO DIBALËN/ Tratativa me Interin… pezull
Previous article DOSSIER/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit: Kur vetë Bashkimit Sovjetik nuk i kanë mjaftuar dyzetë vjet...

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve Aktualitet

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT