Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 qershor.
Rama tha se “mesa duket do të marrim një tjetër “jo, na vjen keq” për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ky vendim është marrë i unifikuar dhe të tre liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do jenë në këtë samit.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë “aleanca pro Putin ne Ballkan!” dhe thekson se “ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”.
“Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!
Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor.
Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.
Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!”, shkruan Berisha.


