• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA DO TË SHFRYTËZOJË BURIMIN UJOR TË SYRIT TË KALTËR? Reagon deputetja e PD-së: Çmenduria e radhës e qeverisë Rama
Home
Politikë

GREQIA DO TË SHFRYTËZOJË BURIMIN UJOR TË SYRIT TË KALTËR? Reagon deputetja e PD-së: Çmenduria e radhës e qeverisë Rama

21 June, 2022 s.autor Politikë

Mediat greke kanë publikuar një propozim të kryebashkiakut të ishullit të Korfuzit, George Machimaris për problematikën e furnizimit me ujë.

Sipas ERT News, ai ka propozuar furnizimin me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë.

Për këtë, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Me anë të një postimi në Facebook, ajo e konsideron një marrëveshje të tillë si papërgjegjshmëri dhe çmenduri të qeverisë Rama.

Zhupa thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin e zonës së mbrojtur nga viti 2002. Sipas saj, punimet, ndërhyrjet dhe tubacionet do të ishin kategorikisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Postimi i Ina Zhupës:

Deputetja demokrate e Sarandes Ina Zhupa: Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HEROI SHQIPTAR"/ Kush është kamarieri që shpëtoi nga mbytja e ushqimit 73-vjeçaren në Maltë
Previous article E VRANË DHE E HODHËN NË REZERVUAR/ Flet babai i 26-vjeçarit: Si u njoh djali me vajzën që u bë “mollë sherri”

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT