• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA TRONDITËSE E 12-VJEÇARES/ Brenda një natë u përdhunua 15 herë nga 8 meshkuj
Home
Jetë

HISTORIA TRONDITËSE E 12-VJEÇARES/ Brenda një natë u përdhunua 15 herë nga 8 meshkuj

20 June, 2022 s.autor Jetë

Ajo që trumpetohet në të gjitha mediat, shkolla dhe jo vetëm kur përballemi me një rast abuzimi, është t’i drejtohemi organeve të rendit dhe të padisim abuzuesit. Por çfarë ndodh kur as oficerët e policisë nuk të besojnë?

Një ngjarje e tillë ka ndodhur me një 12-vjeçare nga Manchesteri, e cila është identifikuar nga The Mirror vetëm me emrin, Sophie.

Në vitin 2006, vogëlushja i është drejtuar Stacionit të Policisë Oldham, në Mançester, për të denoncuar personat të cilët e kishin ngacmuar në oborrin e një kishe.

Dëshmia e saj është shpërfillur nga oficerët policorë të cilën e quajtën një humbje kohe.

Këtu nisi edhe kalvari i vajzës së mitur.

Sapo del nga stacioni i policisë, 12-vjeçarja është kapur nga dy meshkuj të cilët e kanë përdhunuar në makinën e tyre.

Por ngjarjet e tmerrshme për vogëlushen nuk mund të mbesnin me kaq.

Personat të cilët e përdhunuan, e morën Sophie-n dhe e dërguan në një shtëpi ku i është nënshtruar 15 përdhunimeve.

Refuzimi i ndihmës nga ana e policisë shkaktoi një zinxhir shkatërrues ngjarjesh në të cilat ajo pësoi më shumë se 20 sulme seksuale nga tetë burra atë natë në tetor 2006, duke përfshirë 15 përdhunimet.

Detajet e incidentit të tmerrshëm janë publikuar në një raport të ri të autorizuar nga eksperti i njohur i kujdesit për fëmijët, Malcolm Newsam dhe ish-mbikëqyrësi i detektivëve Gary Ridgeway, i cili shqyrton akuzat për shfrytëzim seksual në Oldham.

I porositur nga Këshilli Oldham në vitin 2019, ai shqyrtoi mënyrën se si autoritetet janë trajtuar me shfrytëzimin seksual të fëmijëve midis 2011 dhe 2014, dhe një rast specifik që daton që nga viti 2005.

Një nga abuzuesit e vajzës, Shakil Chowdhury, tani 55 vjeç, u kap dhe u burgos pas kalvarit të tmerrshëm.
Ai u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 2007, por refuzoi të përmendte ndonjë bashkëpunëtor.

Duke shtuar tmerrin, viktima u kishte thënë profesionistëve më herët atë vit se ajo po ngacmohej nga mësuesi Paul Waites, por e gjitha është hedhur poshtë nën akuzën se vajza po kërkonte vëmendje.

Ëaites, 49 vjeç, u burgos në vitin 2015 për përdhunimin e saj dhe tani po vuan dënimin me jetë për sulme të ngjashme ndaj një vajze tjetër.

“Një falje nuk do të mjaftojë kurrë. Më kanë shkatërruar jetën”, tha Sophie.

Capture
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM NË RREZIK..."/ Jep dorëheqjen nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin Dumanit: Po baltosem padrejtësisht
Previous article I DINIT? 10 arsye pse seksi është i dobishëm për shëndetin tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT