• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI PËR NJË VAJZË I MORI JETËN/ Tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit lihen në burg, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar
Home
Breaking News

SHERRI PËR NJË VAJZË I MORI JETËN/ Tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit lihen në burg, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar

20 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Korçës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e tre të akuzuarve për vrasjen e Martin Çeços dhe u ka caktuar atyre masën e sigurisë arrest me burg.

Ata akuzohen për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Blutë arrestuan të shtunën tre personat që dyshohet se janë autorët e krimit. Panorama mësoi se janë ndaluar shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre.

Siç mëson Panorama, dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qenë në lidhje paralele me një nga autorët.

Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

“Panorama” mëson se autorët kishin lënë buze rezervuarit shapkat e të riut, por shenjat e litarit që ai ka pasur në fyt kanë bërë hetuesit të besojnë se ai nuk ishte vetëmbytur, por ishte vrarë.

“Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit Martin Çeço, kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën Martin Çeço, në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit”, tha policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUNNY HILL"/ Reagon Dua Lipa: Do të jemi në Prishtinë dhe Tiranë
Previous article "KEMI TË DHËNA SE..."/ Berisha tregon aksionin e PD në dy fronte, sulmon sërish Alibeajn

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

NDRYSHIME NË STEMAT DHE UNIFORMAT E FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare Aktualitet

NDRYSHIME NË STEMAT DHE UNIFORMAT E FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN ÇERMË-DIVJAKË/ Humb jetën 39-vjeçari. Plagosen 5 persona, mes tyre tre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN ÇERMË-DIVJAKË/ Humb jetën 39-vjeçari. Plagosen 5 persona, mes tyre tre fëmijë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT