Të gjithë shtetasit shqiptarë që lidhin martesë me partnerë nga Kosova dhe anasjelltas do të vëshgohen dhe monitorohen për ndryshimet që do bëjnë në Gjendjen Civile.
Kjo për të shmangur manipulimet që bëhen për t’i shpëtuar drejtësisë me ndërrimin e mbiemrave, tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Shkëmbimi në kohë reale të ndryshimeve të të dhënave të Gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në shtetet respektive, duke bërë të mundur të shmangim cdo abuzim që mund të bëhet. Një shtetas i Kosovës nëse martohet në Shqipëri për çdo ndyrshim të Gjendjes Civile në kohë reale Kosova do lajmërohet nga ministria e Brendshme dhe e anasjellta.
Kjo vjen në ndihmë për ti ndërprerë rrugën cdo manipulimi që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’ju shmangur drejtësisë.
Ndërkohë Rama bëri një koment duke thënë se “lajmi i mirë dhe që martesat do bëhen dhe me bekimin e ministrave të Brendshëm.


