• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN/ Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën. Nga qeveria në Prishtinë kërkojmë që…
Home
Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën. Nga qeveria në Prishtinë kërkojmë që…

19 June, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore.

Këtë premtim, kreu i qeverisë shqiptare e ka dhënë gjatë vizitës në një fabrikë mielli në Kosovë.

Ai ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës ta bëjë një hap të tillë. “Ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën”, u shpreh Rama.

“Ne kemi bërë një plan dhe do ta vëmë tani në lëvizje, do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë do vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

”Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Kosovës, por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Kujtojmë që ditën e nesërme 20 qershor, Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e radhës të dy qeverive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Çuçi: Shqipëria dhe Kosova do të gjurmojnë shtetasit që i fshihen drejtësisë
Previous article DIKUR VAJZAT "ÇMENDESHIN" PËR TË/ Sot Zayn Malik nuk njihet

F.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT