• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKITË BËJNË SIKUR NUK SHOHIN”/ Peleshi nga Korça: Nuk mund t’i bini telefonit për helikopter, kur zjarri merr përmasa! Nuk mund të vazhdojmë kështu
Home
Politikë

“BASHKITË BËJNË SIKUR NUK SHOHIN”/ Peleshi nga Korça: Nuk mund t’i bini telefonit për helikopter, kur zjarri merr përmasa! Nuk mund të vazhdojmë kështu

18 June, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako ka nisur nga Korça një tur takimesh me strukturat e Emergjencave Civile, kryetarët dhe prefektët që do të vijojë në të gjithë vendin.

Qëllimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i njësive vendore për identifikimin e hershëm dhe eliminimi i vatrave potenciale të zjarreve për të mos lejuar degradimin e situatave veçanërisht gjatë sezonit veror.

“Ju kërkoj së pari qytetarisht mirëkuptim dhe bashkëpunim, së dyti ligjërisht. Nuk mund të vazhdojë më kështu që bie një zjarr diku, bashkia bën sikur nuk e shikon, pret sa zjarri të marrë një përmasë të qenësishme dhe pastaj i bie telefonit të marrë helikopterin. Kështu ka ndodhur deri tani. Ne do bëjmë tonën, edhe për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve, kemi lajme shumë të mira edhe nga komisioneri i emergjencave civile, të cilit i dhamë aplikimin zyrtar për t’u bërë anëtarë të Mekanizmit Evropian. Kemi marrë sigurinë që do të na përgjigjen, sepse ndonjëherë nuk mjaftojnë as 2 helikopterë, as 5 as flota ndonjëherë kur vatrat e zjarrit janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë siç ishin vitin e kaluar dhe siç parashikojmë të jenë edhe këtë vit”, u shpreh para drejtuesve vendorë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi propozoi që puna duhet të nisë me edukimin e komuniteteve që të reagojnë në raste të tilla, punë kjo që duhet të filojë që nga kryepleqtë e fshatrave. Ai u la porosi prefektëve që të ngrejnë strukturat e emergjencave civile në mënyrë që bashkitë të përfitojnë fondet e buxhetit të dedikuara nga qeveria.

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 miln dollarë për emergjencat civile për bashkitë, fond që sipas ministrit të Mbrojtjes jo kudo është përdorur si duhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërron jetë parakohe zyrtari i lartë shqiptar, drejtori i Hekurudhave dhe sekretari i...
Previous article "LAVDI UKRAINËS"/ Vendoset banderola në universitetin e Kembrixhit

s.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT