• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGIMI/ “Djali i ministrit të Brendshëm i hetuar në Itali”, Zhaklina Peto: Nuk ka probleme me drejtësinë. Ja e vërteta
Home
Aktualitet
Kronikë

REAGIMI/ “Djali i ministrit të Brendshëm i hetuar në Itali”, Zhaklina Peto: Nuk ka probleme me drejtësinë. Ja e vërteta

17 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot një denoncim, që sipas tij autoritetet italiane kanë vënë nën hetim djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.

Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se Endi Çuçi është vendosur nën hetim, duke u akuzuar si të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve.

Sipas asaj që shkruan ish-kryeministri është bërë ndërhyrje e fuqishme për lirimin e tij nga burgu. Po ashtu në dokumentet e publikuara nga Berisha, përmendet edhe Zhaklina Peto, gruaja e parë e ministrit Çuçi.

Dokumentet e Italisë tregojnë se lista e shtetasve shqiptarë të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve gjatë periudhës së Covid, është më e gjatë. Aty del emri i juristes së njohur Zhaklina Peto, ish-kandidate për në KED, emri i bashkëshortit të saj, mjekut pediatër në QSUT Aurel Vula.

berisha denoncim

DENONCIMI I BERISHES

SUPERSKANDAL!
Vendoset nen hetim ne Itali, djali i Bledi Çuçit, ministrit te Brendshem te familjes Endi Çuçi, si anetar i mafies qe kontrabandonte ilaçe dhe te semurve! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
2. Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates italiane
REAGIMI I  ZHAKLINA PETOS

Por në një reagim, Zhaklina Peto hedh poshtë të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të pavërteta. Juristja sqaron se as ajo dhe as djali i saj, nuk kanë probleme me drejtësinë italiane, “pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne”, thekson Peto.

“Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Zhaklina Petos.

zhaklina

“Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

 Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:

…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ U vra pas sulmit me thikë në Gjermani, prek babai i 24-vjeçarit: Do vije në gusht të festonim ditëlindjen
Previous article LËKUNDJE TERMETI NË SHQIPËRI/ Ja epiqendra dhe magnituda

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT