• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR BANAL MES TË RINJVE/ Një person bëhet për spital nga goditjet me thikë. Policia kap hajdutin në një banesë, ishte rikthyer…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR BANAL MES TË RINJVE/ Një person bëhet për spital nga goditjet me thikë. Policia kap hajdutin në një banesë, ishte rikthyer…

17 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë shtetas në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, në Kamzë, uniformat blu kanë pikasur një person duke tentuar të vjedhë një banesë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autori, shtetasi me inicialet M. D., edhe pak ditë më parë, ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në të njëjtën banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin M. D., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. M. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. D., më datë 12.06.2022, ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e shtetasit P. M”, bën me dije policia.

Sakaq, efektivët në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shtetasi J. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Ç., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. K., 45 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. V., 45 vjeç, S. H., 40 vjeç dhe F. Sh., 60 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-A. H., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin K. M., 79 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKMARRJE EPIKE E MODRIÇ NDAJ SALAH/ Ja çfarë i tha kroati sulmuesit të Liverpulit pas finales së Champions-it
Previous article PUBLIKOI DËSHMITË E REJA TË NUREDIN DUMANIT/ Gazetari reagon pas urdhrit të SPAK: Tregon vendimin që ka marrë dhe firmën që hodhi në BKH

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT