• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CILIN KRYEBASHKIAK “SHIGJETOI”? Rama: Ministrja është bërë si ‘call center’, si t’ia bëjmë tani
Home
Politikë

CILIN KRYEBASHKIAK “SHIGJETOI”? Rama: Ministrja është bërë si ‘call center’, si t’ia bëjmë tani

17 June, 2022 s.autor Politikë

I ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me të gjithë kryebashkiakët, teksa iu ka kërkuar të zerojnë borxhin, pasi disa prej tyre, sipas kryeministrit, e kanë thelluar dhe janë në prag të falimentimit.

“Është e pamundur që problemet t’i akumulojmë e të presim të na i zgjidhë qeveria. Sot qytetet tuaja janë më të pastër seç ishin para se ne të merrnim një masë për të kushtëzuar kalimin e buxhetit me një financim të arsyeshëm e të bazuar në disa kritere të pastrimit. Kjo tregon që gjërat bëhen, ashtu sikundër po të shikojmë tabelën, 45 bashki nuk kanë probleme financiare. Kjo tregon se gjërat bëhen. Te këto 45 bashki unë pashë bashki të mëdha, të mesme dhe të vogla. Pashë Konispolin, bashki e vogël, që nuk ka mundësi të barabarta me një pjesë të bashkive, dhe nuk ka probleme financiare.

Ku ndryshon Konispoli nga Tropoja? Ku? Janë dy skaje. Pse Tropoja ka probleme financiare? Është çështje administrimit dhe e përgjegjësisë. Unë e kuptoj që ka akumulim nga e shkuara, por këtë gjë patëm edhe ne si qeveri, kur erdhëm në detyrë, që kishim gjithë ato borxhe. Si me pastrimin, e njëjta gjë vlen edhe me pastrimin e borxheve, nuk janë dy gjëra të ndryshme. Këtu në sallë janë disa partnerë dhe shoh me shumë kënaqësi drejtorin e zyrës së Bankës Botërore. Pse është këtu? Sepse gjithë ai institucion global financiar është në dispozicion, jo vetëm sa i përket parave, por edhe sa i përket dijes, për t’iu asistuar për cfarëdo që keni nevojë.

Tani si ta shpjegoj unë këtë, që qeveria bën një program të ri për fëmijët dhe për lëvizjen sportive dhe akoma sot që flasim, megjithëse kemi bërë dhe një mbledhje më parë, kemi bërë dhe kërkesa individuale, megjithëse ministrja është bërë si call center për të kërkuar prej jush, terren që ju keni në dispozicion për fëmijët dhe lëvizjet sportive. Çfarë duhet të më tregojë kjo? Po ju kërkoj që ne t’iu mbështesim financiarisht për t’i ndërtuar. Si t’ia bëjmë ne që në gjithë organizmin që po i bëjmë lëvizjes sportive në shkolla, që është e lidhur drejtpërdrejt me bashkitë, kur jo të gjithë e bëjnë. Pse nuk e bëjnë? Cfarë ka më të rëndësishme?

Ne besojmë që potenciali për të bërë aktivitet ekonomik, financiar, fitimprurës nga bashkitë është i gjithi aty dhe mosshfrytëzimi i këtij potenciali është i pajustifikueshëm. Duhet të hapim patjetër këtë kapitull, bashkitë duhet patjetër të zhvillojnë potencialin e tyre ekonomik-financiar-fitimprurës. Do vetëm vizion, vullnet, kaq”, u shpreh kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË REZERVUARIN E ÇEKREZËS/ Nxirret makina e dy të rinjve që humbën jetën, momenti kur mjeti largohet nga vendngjarja
Previous article FOTOLAJM/ Në Torino puthja Zelensky-Putin si ajo mes Honecker-it dhe Brezhnjevit në Berlin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT