• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Provimet e Maturës, çfarë do të përmbajnë testet e këtij viti
Home
Sociale

Provimet e Maturës, çfarë do të përmbajnë testet e këtij viti

18 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pesë muaj përpara provimeve të qershorit, Ministria e Arsimit ka publikuar temat kryesore mbi të cilat do të hartohen testet e provimeve me detyrim e me zgjedhje.

Çdo maturant që do t’i nënshtrohet provimeve mund të përcaktojë që tani, mbi bazën e programeve orientuese, lëndët fakultative nga 39 programe gjithsej për provimet me detyrim e me zgjedhje.

Rezultatet e këtyre të fundit së bashku me kriteret shtesë dhe formulën që vendos çdo fakultet, përcaktojnë fituesit. Kështu, maturantët kandidatë për në universitete kanë mjaftueshëm kohë të studiojnë deri në muajin qershor kur zhvillohet zakonisht sezoni i provimeve që përcakton nëse ata do të sigurojnë apo jo një vend në universitet.

Struktura e tezave do të jetë e njëjtë me atë të viteve të kaluara. Sakaq, që më 29 dhjetor të 2017-ës, Ministria e Arsimit ka bërë publike dhe rregulloren e maturës, e cila përcakton ecurinë dhe afatet e plotësimit të formularëve.

Kështu, brenda dhjetëditëshit të parë të muajit mars, maturantët do të kenë në dorë formularët A1 dhe A1Z bashkë me udhëzuesit për plotësimin e tyre.

Ndërsa aplikimi, ashtu si një vit më parë, do të bëhet në gjysmën e dytë të muajit. Ai nis online ne portalin qeveritar e-albania për t’u formësuar më pas në atë të Maturës Shtetërore, sipas një plani kalendar, që do të shpallë Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAR 'ngjall' polemika në Angli, Chelseas iu mohua një penallti ndaj Norwich
Previous article Policia serbe: Kemi informacione që tregojnë vrasësit e mundshëm të IVANOVIÇ

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave Aktualitet

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro Aktualitet

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT