• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KISHTE SIMPTOMA TË NGJASHME ME LIJEN E MAJMUNËVE/ Del përgjigja e analizave për pacientin në Kosovë
Home
Rajon

KISHTE SIMPTOMA TË NGJASHME ME LIJEN E MAJMUNËVE/ Del përgjigja e analizave për pacientin në Kosovë

15 June, 2022 s.autor Rajon

Ka rezultuar negative mostra e pacientit nga Kosova të dyshuar për linë e majmunit. Analizat ishin dërguar për testim në Holandë, por fatmirësisht ka rezultuar negative. Ky fakt u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën në një njoftim për media.

Pacienti 69-vjeçar nga komuna e Dragashit ishte regjistruar më 3 qershor 2022, pasi u hospitalizua në klinikën Infektive-QKUK dhe dyshohej se mund të ishte prekur nga lija e majmunëve. Atij i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

“IKSHPK është njoftuar të mërkurën nga laboratorët respektivë të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga lia e majmunëve.” – shkruhet në njoftim.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente. Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT/ Ahmetaj: Administrata nuk krahasohet me atë që gjetëm! Askush nuk...
Previous article NJIHUNI ME BABUSHKËN Z/ Gruaja që u bë ikonë e propagandës ruse. Si e përdori Kremlini imazhin e ukrainases

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT