• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN KANABIS DHE DROGËRA TË FORTA/ Arrestohen dy persona në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN KANABIS DHE DROGËRA TË FORTA/ Arrestohen dy persona në Vlorë

14 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohen kanabis dhe drogëra të forta, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 23-vjeçarin R.K., pasi mbante drogëra të forta.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Gjithashtu në pranga ka rënë 58-vjeçari A.S., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

DVP Vlorë

Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “MDMA”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Goditet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, cannabis sativa dhe tableta ekstazi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas mbante droga të forta në vendin ku akomodohej, në Dhërmi, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, goditën një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET PASURIA E KURTIT/ Sa ka para në bankë e sa janë të ardhurat vjetore të tij
Previous article ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZZIT/ Sardi flet për lidhjen me Luarin: Po i marr hapat ashtu siç e…

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT