• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“OPEN BANKING”/ Guvernatori Gent Sejko: Shqipëria vendi i parë në rajon që nxit zbatimin e tij, faturat dhe gjobat do të paguhen nga celulari
Home
Ekonomi

“OPEN BANKING”/ Guvernatori Gent Sejko: Shqipëria vendi i parë në rajon që nxit zbatimin e tij, faturat dhe gjobat do të paguhen nga celulari

14 June, 2022 s.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli për zbatimin e “Open Banking” në Shqipëri duke theksuar se Shqipëria është vendi i parë në rajon që po shkon në drejtim të këtij zhvillimi.

Ai deklaroi se ky zhvillim kërkon investime teknologjike për të mundësuar edhe sigurinë maksimale në banka. Sejko nënvizoi se janë ndërmarrë një sërë masash rregullative për të nxitur pagesat elektronike.

“Në nivel rajonal Shqipëria është vendi i parë që po nxit zbatimin e Open Banking. Ky koncept nënkupton krijimin e një strategjie teknologjike. Ky zhvillim kërkon investime që do të promovojnë inovacionin në një ambient ku kërkohet siguri maksimale. Përtej Open Banking, dua të përmend se janë ndërmarrë një sërë masash rregullative që kanë fokus nxitjen e pagesave elektronike.

Në masat e ndërmarra deri tani objektivat për vitin 2023 janë rritur ndjeshëm. Tregu është ndërgjegjësuar dhe është i vetëdijshëm se digjitalizimi është e ardhmja. E konsideroj me vlerë të theksoj se aktorët e tregut duhen parë si bashkëpunëtorët tanë strategjikë”, u shpreh Sejko.

Ai shtoi se sot po gjen vend praktika e pagesave përmes celularit të faturave, gjobave etj. “Nëse deri pak vite më parë pagesat përmes celularit të faturave, gjobave etj dukeshin të largëta sot po gjejnë vend. Sot 50% e transfertave procesohen në distancë.

Bankat mbeten të angazhuara për të akomoduar edhe nevojat e platformës E Albania. Dhënia prioritet e këtyre zhvillimeve do të sjellë lehtësim dhe ndërveprim më efikas. Të gjitha këto zhvillime nuk do kishin ndodhur pa zhvillimet teknologjike. Procesi i fiskalizimit vlerësohet si një ndryshim i rëndësishëm”, tha Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Veprimi i fundit i Semi Jaupajt ndaj Ron Zaitit i bën lëmsh të gjithë
Previous article DYSHOHET SE VRAU TË FEJUARIN PAK DITË PARA DASME/ Arrestohet dentistja e njohur shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT