• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E SHNA NDOUT/ Mijëra besimtarë në kishën e Laçit. “Djalit iu rikthye të folurit”, ja çfarë tregojnë besimtarët
Home
Sociale

FESTA E SHNA NDOUT/ Mijëra besimtarë në kishën e Laçit. “Djalit iu rikthye të folurit”, ja çfarë tregojnë besimtarët

14 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e së dielës duke u gdhirë e hëna kulmuan ditët e pelegrinazhit 13- javor në kishën e Shna Ndout në Laç.

Me mijëra pelegrinë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të 12 qershorit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar Shna Ndoun, që sipas tyre, ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Të krishterë e myslimanë thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë te kisha e Laçit.

“Kam ardhur nga Shkodra, kemi besim te kisha e Laçit. Kam besim! Lutem për fëmijët t’i kem mirë. Vij shpeshherë. Kam dëgjuar se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe vij këtu. Bashkë me burrin do ta kaloj gjithë natën këtu te kisha, sepse është një feste e madhe, nata e ‘Shna Ndout’”, thotë një besimtare.

Ndërsa një tjetër besimtar mysliman tregon se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli për djalin e tij, i cili sapo ka ardhur në këtë vend të shenjtë, i ka ardhur goja.

“Jam nga Tirana, kisha qejf për të ardhur. Vetë jam i sektit mysliman, por e kam qejf të vij, nga të gjitha fetë kam qejf të marrë mirësitë e veta. Do të rri deri në orën 12. Kam besim, sepse djali i madh, i jemi ka mbaruar shkollën e lartë dhe master. Kur ka qenë i vogël, nuk ka pas fol e sa erdhi këtu, i erdhi goja. Vij shpesh. Me intereson besimi në Zot dhe lutem që të jemi mirë familjarisht dhe të gjithë shqiptarët”, thotë Ali Gjulla.

“SHPRESOJ QË DJALI TË SHËROHET”

E teksa i drejtohesh hyrjes së kishës, në sy na bie Klaudio, vetëm 7 vjeç, i cili bashkë me familjen e tij i ishte drejtuar për herë të parë këtij vendi të shenjtë me vetëm një lutje: që të ketë mundësinë të ecë.

“I kërkoj Zotit dhe Shna Ndout që të kem mundësi të ecë si gjithë të tjerët”, thotë Klaudio.

Ndërsa nëna e tij thotë se kanë dëgjuar për mrekullitë e kësaj kishe, ndaj dhe ka besim që djali i saj invalid do t’i rikthehet normalitetit.

“Kemi dëgjuar shumë për këtë kishë, ndaj dhe erdhëm. Shpresoj që djali, i cili është invalid, t’i rikthehet normalitetit. Për atë po lutem sonte”, thotë nëna e Klaudios.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit, u angazhuan dhjetëra forca Policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca dhe personeli mjekësor. Por pavarësisht masave të marra, fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orë dhe u krijua radhë kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit. Pelegrinazhi i shenjtë fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është edhe festa e këtij shenjti.

Dyndja e njerëzve për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout në Laç ka krijuar kaos në lëvizje ne rrugët e qytetit mbrëmjen e së dielës. Si pasojë e dyndjes së njerëzve, lëvizja e mjeteve në rrugën drejt kishës u kufizua nga ana e Policisë Rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MË HEQIN QAFE"/ Vrau bashkëshorten dhe akuzoi shqiptarët, piloti grek përfundon në burgun e Malandrinos me “killerin” shqiptar
Previous article "GJYQ KANGURËSH"/ Trump komenton hetimet për dhunën në Kongres: Synojnë të hiqet vëmendja e amerikanëve nga…

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT