• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ALEKSANDËR SADIKAJT/ Hapen dosjet e vjetra të viktimës, ekspertët: Mina e telekomanduar ishte vendosur…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ALEKSANDËR SADIKAJT/ Hapen dosjet e vjetra të viktimës, ekspertët: Mina e telekomanduar ishte vendosur…

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi mafioz që tronditi Tiranën mesditën e së shtunës është ende pa autor dhe pa asnjë pistë konkrete.

Ndonëse pak orë pas ngjarjes së rëndë, Policia kërkoi identifikimin e një mjeti dhe një motori që ishin në lëvizje herë paralel e herë pas automjetit të Aleksandër Sadikajt, viktimës së atij sulmi brutal me minë të telekomanduar, mësohet se nuk është bërë i mundur të zbardhet asnjë element i dyshimtë.

Sipas të dhënave të para hetimore, Policia ka mundur të zbardhë vetëm itinerarin e atij momenti, pa mundur të hedhë dritë në vendet se ku ka qenë viktima para se sa të shkonte në shtëpinë e tij në Sauk të Vjetër. Ka dyshime se Sadikaj është pritur të dalë nga banesa dhe më pas ai është ndjekur deri në vendin ku edhe u zgjodh të hidhej në erë.

Mekanizmi i ekzekutimit është një mesazh i pastër mafioz, duke pasur parasysh vendin dhe orën që u zgjodh të ekzekutohej, në mes të ditës dhe në mes të një prej rrugëve më të frekuentuara në Shqipëri.

Policia e ka të paqartë ende se kur kishte mbërritur në Tiranë, djali që jetonte njëherësh në disa zona të vendit, por bëhet me dije se do të jetë familja dhe shokët e tij që do të hedhin dritë mbi lëvizjet e ditëve të fundit të të riut.

E vetmja provë që gjendet në duart e Policisë është fakti që në mjetin e shkrumbuar të Sadikajt u gjend një armë zjarri pistoletë, çka ka rritur dyshimet se i riu mund ta kishte armën për vetëmbrojtje. Por familja e tij, në dëshminë paraprake, pretendon se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem me ndonjë person, e aq më pak të ishte i përfshirë në trafiqe apo punë të tjera të kundërligjshme.

HETIMET

Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e një prej krimeve më të rënda të ndodhura në vitet e fundit në Tiranë, është bindur se sasia e eksplozivit që është vendosur në mjetin e 27-vjeçarit, ka qenë relativisht e madhe.

Ata pretendojnë se është më shumë se gjysmë kilogrami. Por duke pasur parasysh se makina nuk ka qenë në pronësi të tij, Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar edhe dëshminë e personit që e posedonte atë mjet, nga ku mund të mësojnë edhe të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Ekspertët bëjnë me dije se mina e komanduar me anë të një aparati celular, ka qenë e vendosur në anë të gomës, poshtë sediljes së shoferit, çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi të riut t’i mbijetonte atij shpërthimi fatal. Kalimtarët e rastit ndërhynë në kohë rekord ta nxirrnin të gjallë djalin dhe ia arritën, por nuk mundën dot ta mbanin në jetë.

Goditja e fuqishme i përfshiu të dyja këmbët dhe pjesët e para të duarve dhe të gjoksit, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë e, për pasojë, ai s‘mundi të mbijetonte as deri sa të hynte në sallën e operacionit.

Prokuroria ka kërkuar të mësojë gjithçka në lidhje me të shkuarën e tij, për të cilën Policia e Shtetit tha se e kishte të mbushur me precedentë që kur ishte 15 vjeç, por që në fakt emri i tij, përveçse në një plagosje në qytetin e Sarandës, nuk është skeduar ndonjëherë për krime të rënda

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A MUNDET TË MË ADOPTOJË DIKUSH..."/ Yll Limani ka një kërkesë të veçantë, kujt i drejtohet (VIDEO)
Previous article DENONCON HARTËN E RE GJYQËSORE/ Berisha: Një ndëshkim i ri për qytetarët. Rama urdhëroi KLGJ e partisë të mbyllë…

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT