• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia mbron vëllezërit sllavë dhe sulmon Shqipërinë: Kryeministri Rama po dëmton Maqedoninë
Home
Rajon

Rusia mbron vëllezërit sllavë dhe sulmon Shqipërinë: Kryeministri Rama po dëmton Maqedoninë

18 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Rajon

Rusët e kanë të pamundur të rrinë pa futur hundët në punët e Ballkanit. Sidomos kur është fjala për të goditur shqiptarët, e për të mbrojtur sllavët.

Ministria e Jashtme Ruse ka publikuar sot në faqen zyrtare një reagim të ashpër kundër Kryeministrit Edi Rama.

E akuzojnë Ramën se po minon Marreveshjen e Ohrit, ndërkohë që dygjuhësia në Maqedoni, është pikë kyçe kësaj marrëveshjeje.

Në tekstin e deklaratës së ambasadës ruse thuhet se retorika e kreut të qeverisë shqiptare synon promovimin e mëtejshëm të një “platforme të tiranisë.”

Por në të vertetë pala shqiptare ka punuar me kujdes në përputhje me kartat ndërkombëtare dhe në zbatim të Kushtetutës së Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Për hir të informacionit për publikun po publikojmë reagimin rus kundër kryeministrit shqiptar. Theksojmë që qeveria shqiptare ka zbatuar me përpikmëri marrëveshjet mes shteteve të Rajonit dhe nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar.

Deklarata e Ministrise se Jashtme ruse:

Ne i kushtuam vëmendje deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 14 janar, lidhur me përfshirjen në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe “betejën për Kosovën” si dhe kontributin vendimtar të PS-së në procesin e futjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Ligjit “Për përdorimin e gjuhëve”, sipas të cilit gjuha shqipe në të vërtetë merr statusin e një gjuhë shtetërore.

Kjo retorikë e Ramës konfirmon qëllimin për të promovuar më tej “platformën e urryer të tiranisë” të hartuar me pjesëmarrjen e tij personale. Zbatimi i dispozitave të këtij dokumenti është i mbushur me erozionin e themeleve kushtetuese të shtetësisë maqedonase, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe si rezultat – goditjet e reja ndëretnike në Ballkan.

E gjithë kjo është në përputhje me ambiciet e mëdha shqiptare që vënë në pikëpyetje integritetin territorial të një numri vendesh në rajon. Duke i kushtuar rëndësi të madhe çështjes së përdorimit të gjuhëve, ne e konsiderojmë thelbësisht të rëndësishme që vendime të tilla të bëhen në bazë të marrëveshjes së të gjitha degëve të pushtetit dhe konsensusit të gjerë në shoqëri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish Presidenti i Realit: Perez dëshiron të largojë Ronaldon për Neymar
Previous article Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Basteve/ Fiton koncensioni i lojërave të fatit. Ja tarifat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT