• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U ZVARRIT MES PELLGUT TË GJAKUT”/ Si 42-vjeçari shqiptar theri me thikë në zemër në burgun grek bashkatdhetarin e tij për hakmarrje
Home
Breaking News

“U ZVARRIT MES PELLGUT TË GJAKUT”/ Si 42-vjeçari shqiptar theri me thikë në zemër në burgun grek bashkatdhetarin e tij për hakmarrje

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë ka pezulluar gjykimin ndaj një 42-vjeçari shqiptari i cili akuzohet për vrasjen e një bashkatdhetari të tij në burgun grek.

Vrasja ndodhi më 20 mars të vitit 2015, në burgun e Larisës, kur 42-vjeçari “për arsye nderi dhe hakmarrjeje” ekzekutoi bashkatdhetarin e tij për një vrasje të ndodhur 20 vite më parë. Ai e goditi me thikë për vdekje 47-vjeçarin shqiptar pasi ky i fundi i kishte vrarë dajën e tij 20 vite më parë në Shqipëri.  Sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria”, 42-vjeçari pasi vrau 47-vjeçarin, më pas plagosi rëndë një tjetër shqiptar, 46-vjeç.

Sipas dosjes së prokurorisë ngjan me skenarët e filmave, teksa ai e kreu vrasjen vetëm tre ditë pasi ishte  transferuar në burgun e Larisës. 42-vjeçari e kishte vizituar më parë të burgosurin në qeli për të mbledhur informacion rreth tij dhe më pas zgjodhi zonën më të përshtatshme që nuk kapej as nga kamerat e burgut ku ai e goditi me  thikë në zemër.

47-vjeçari humbi ndjenjat nga goditjet e forta dhe ra në shkallët ndërmjet katit përdhes dhe katit të parë duke krijuar një pellg gjaku teksa u zvarrit duke kërkuar ndihmë, por më kot.

Dhjetë minuta më vonë 42 vjeçari shqiptar goditi me thikë një tjetër bashkatdhetar të tij, një 46-vjeçar, teksa ndodhej në korridorin e qelive të paraburgimit të krahut C.

47 vjeçari  është gjetur i mbuluar me gjak nga të burgosurit e tjerë të cilët e kanë çuar te gardiani i Krahut të Tretë, ndërsa të burgosurit e tjerë, po shqiptarë kanë transportuar në të njëjtin vend bashkatdhetarin e tyre 46-vjeçar, me lëndime në fytyrë dhe në trup”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë greke.

Të dy u transportuan në spital, por 47 vjeçari nuk mundi t’ia dalë dot ndërsa 46 vjeçari tjetër, shpëtoi edhe pse i plagosur rëndë.

Pas ngjarjes shqiptari u kthye në qelinë e tij me njolla gjaku në rrobat dhe duart e tij, ndërsa vijonte të mbante në dorë thikën me të cilën kreu krimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTË NË FAMILJEN E LULZIM BASHËS/ Bashkëshortja e uron me selfie ish-kreut të PD-së
Previous article DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS/ Nikolla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv Aktualitet

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi

"FIKINI MAKINAT"/ Protestuesit përplasen me shoferët te “Rruga e Elbasanit”, ndërhyn policia Aktualitet

"FIKINI MAKINAT"/ Protestuesit përplasen me shoferët te “Rruga e Elbasanit”, ndërhyn policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT