• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAMI SHITI UNAZËN”/ Historia e veçantë, vjehrra: Ajo erdhi në momentin më të bukur dhe të vështirë
Home
Sociale

“MAMI SHITI UNAZËN”/ Historia e veçantë, vjehrra: Ajo erdhi në momentin më të bukur dhe të vështirë

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga takimi i parë nga afër me Rezartën, bashkëshorten e tij të ardhshme, Franci kujton vetëm që ishte “më e bukura për sytë e tij”. Pas njohjes së tyre në rrjetet sociale, mundi të kalonte me të 10 ditë në Itali, ku Rezarta jetonte dhe të përcaktonin disi të ardhmen e tyre. në këtë moment, rrëfen Franci në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, për rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, dëshira nuk mungonte për të pasur një jetë së bashku, por mundësitë financiare ishin të kufizuara.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ju vendosët të jetonit bashkë?

Franci: Pasi flisnim më shumë akoma, pasi shihnim mundësitë e mia që këtu në Shqipëri, edhe pse punoja fort, nuk ia dilja dot. Ishte periudhë që ishim pak dobët ekonomikisht, nuk arrinim të bënim dot dy lekë bashkë dhe nuk kisha mundësi të bëja diçka për martesën sepse jo se po vdisnim për bukë, por nuk ishte mundësia për të krijuar një familje ose të vinte ajo nga Italia, të krijonim familje këtu. Pasi folëm, erdhi Rezarta në janar, folëm që do martoheshim…

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Franci: Jo, për këtë kam ardhur këtë që e kam peng.

Ardit Gjebrea: E ke peng këtë?

Franci: E kam peng dhe për këtë zgjodha programin sot që t’i bëj një surprizë, t’i jap një mesazh dhe ta falënderoj.

Edhe pse nuk është aspak natyrë romantike, Franci sot dëshiron t’i  japë çfarë nuk ka mundur dot bashkëshortes së tij. Madje, në një moment, kur gjendja ekonomike e tij nuk ishte ende e mirë, kujton një sakrificë kur është përpjekur ta kënaqë sadopak Rezartën.

Franci: Nuk është se kisha shumë t’i ofroja, ta nxirrja, madje mami shiti edhe një unazë timen, me flori të bardhë që kam pasur dikur, diku te 70 mijë Lekë për ta nxjerrë për darkë dhe për t’i bërë një dhuratë modeste.

Ardit Gjebrea: Ah, ku e kemi atë unazën, ta kishim gjetur, ta kishim prapë.

Mamaja e Francit: Do kemi gjëra më të bukura në jetë.

Ardit Gjebrea: Të dhembi ajo unazë kur e shite?

Mamaja e Francit: Më dhembi, por edhe u gëzova shumë, shumë sepse ne kaluam një fatkeqësi të vogël, jo jetë njeriu, por një gjë tjetër që ishim shumë të mërzitur dhe Rezarta na ka ardhur në kohën dhe momentin më të bukur dhe të vështirë të jetës tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E PAZAKONTË/ Me lot në sy, 4 prindërit amerikanë rrëfehen për birin e tyre nga Shqipëria
Previous article KRIM MAKABËR NË FAMILJEN ITALIANE/ I riu masakron të atin, lajmëron policinë pasi i copëtoi trupin

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT