• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET BOSI I MAFIES ITALIANE/ Si e trafikonte kokainën nga Shqipëria drejt Italisë, lidhja e tij me…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET BOSI I MAFIES ITALIANE/ Si e trafikonte kokainën nga Shqipëria drejt Italisë, lidhja e tij me…

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një trafikant maltez i cili ishte i lidhur me klanet siciliane është arrestuar këtë fundjavë pas një urdhër arresti e lëshuar nga prokuroria e Katanias shoqëruar edhe kërkesën për ekstradim.bosiii

Gjatë seancës së parë, e cila u mbajt dje, gjyqtarët refuzuan kërkesën për lirim me kusht dhe shtynë seancën gjyqësore për në datën 20 qershor për të vendosur mbi ekstradimin e tij.

56-vjeçari i quajtur John Spiteri dhe i njohur ndryshe si ‘Gianni’, kërkohet në Itali për krijim të një grupi të strukturuar kriminal të stilit mafioz që trafikonte kokainë dhe marihuanë.

Në vitin 2021, trafikanti maltez ishte pjesë e grupit prej 21 personave që u arrestuan në Itali në kuadër të ‘Operacionit La Vallette’ kundër një organizate kriminale që trafikonte drogën nga Shqipëria dhe Bullgaria për në Siçili dhe Maltë.

Gjatë operacionit, i cili në atë kohë u krye nga mbi 100 agjentë të Guardia di Finanzas u sekuestruan gjithsej 430 kilogramë kanabis, hashash dhe kokainë, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve italianë dhe nisur nga përgjimet e tyre rezulton se Spiteri ishte lidhur me italianin Rosario Amico për të organizuar trafikun e drogës nga Pulia në Maltë midis viteve 2018 dhe 2019 me një makinë me targa malteze që drejtohej fizikisht nga një tjetër maltez, bashkëpunëtori i Spiterit, 55-vjeçari Fabian Catania, i akuzuar për trafik droge në vitin 2018 dhe bashkë me shqiptarin Eriseld Hoxhaj, i njohur si ‘Riku’.

Për të shmangur ekstradimin, mbrojtësi i Spiterit vuri në dukje se krimet e tij në Maltë rrezikon burgim të përjetshëm, ndërsa në Itali ai mund të dënohet me vetëm 24 vjet për grup të strukturuar kriminal dhe 13 vjet për trafik droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI ME VDEKJE I DY USHTARËVE BRITANIKË/ Lideri pro rus i Donbasit: Nuk shoh asnjë arsye për t’i falur
Previous article "LIDHJA U BË TOKSIKE"/ Andi Shehu flet për herë të parë për ndarjen nga Melisa Lleshi: Sherri i fundit ishte për…

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT